Futboll Seria A Sport

NGA CHIELLINI TEL MIRALEM PJANIC/ Ja zgjedhjet dhe dyshimet e Sarrit për sfidën ndaj Inter

Sipas të gjitha gjasave, sot do të jetë dita vendimtare për praninë, ose mungesën e Giorgio Chiellini në qendër të mbrojtjes së Juventusit, në supersfidën së dielës mbrëma, kundër Interit. Kapiteni bardhezi u stërvit veçmas të hënën për shkak të një lodhjeje të lehtë në muskuj dhe, nëse do të luhej sipas planifikimit, ai nuk do të angazhohej në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Milanit. Problemi, megjithatë, nuk është shqetësues, ndaj hipoteza për ta parë mbrojtësin nga Livorno në fushë, në derbin italian, po merret gjithnjë në konsideratë.

Zgjedhjet dhe dyshimet e Sarrit
Chiellini në këtë javë, përfshirë edhe ditën e djeshme, ka bërë një punë të personalizuar, ndërsa sot do të testojë veten. Synimi i trajnerit Sarri dhe stafit teknik është vëzhgimi i efikasitetit dhe autonomisë nga ndeshja te mbrojtësi veteran. Vendimi përfundimtar për aktivizimin, ose jo të tij ndaj zikaltërve, do të merret ditën e shtunë. Për momentin, disa dyshime të vogla ekzistojnë, nëse mund të besohet te kapiteni për këtë duel shumë të rëndësishëm të titullit, apo jo. Natyrisht, as rreziku më i vogël nuk do të merret përsipër nga stafi teknik, me Bonucci dhe De Ligt të gatshëm për të luajtur nga fillimi.

Me Chiellini në dispozicion, holandezi duhet të garojnë për vendin tjetër në qendër të mbrojtjes bardhezi. Dyshimi tjetër ka të bëjë me Pjanic, i “tkurrur” në periudhën e fundit. Boshnjaku mund të zëvendësohet nga Bentancur në “kullën e regjisë”, me Ramsey, Matuidi dhe Rabiot që do të bënin rolin e gjysmëkrahut. Në sulm, “tridenti” Cuadrado, Dybala dhe Ronaldo është më i mundshmi, përveç nëse Sarri bën aplikon modulin 4-3-1-2. Në këtë rast, Ramsey do të sakrifikohej për një mesfushor-sulmues si Bernardeschi, i cili kishte punuar mirë në ndeshjen e parë.

Related posts

HUMBI FINALEN/ Çfarë mbante në gojë SARRI teksa CHELSEA luante Superkupën (FOTO)

Isa.Autor

“NAPOLI I TREGON DERËN HYSAJT”/ Të kaltrit gjejnë pasuesin, VJEN kampioni i botës

Isa.Autor

“NUK U MENDOVA DY HERË PËR JUVENTUS”/ Flet sulmuesi Kulusevski: Tifozëve iu premtoj se do të…

Delo.autor

Leave a Comment