Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME! Barcelona e dinte që në korrik se “Jashtëtokësori” po largohej

“Burofax” i famshëm i dërguar nga Leo Messi të martën e kaluar, i befasoi tifozët e Barcelona, ​​por jo edhe klubin. Kjo për shkak se drejtuesit Blaugrana tashmë e dinin që nga korriku se kapiteni do të largohej nga “Camp Nou”. Ky është skenari i hipotezuar nga e përditshmja “Marca”. Lojtarët, agjentët dhe drejtuesit e klubit, të gjithë ishin të vetëdijshëm për sezonin e kaluar të yllit argjentinasit në Katalonjë. Gjatë muajve kishte pasur bisedime joformale mbi këtë çështje dhe lajmet nuk kishin dalë, sepse nuk kishte dokumente zyrtare.

Kërkesa zyrtare mbërriti në fillim të javës dhe çoi në një konflikt të nxehtë midis dy palëve. Përfaqësuesit e 33-vjeçarit dëshirojnë të zbatohet klauzola, që do të lejonte “Pleshtin” të lirohej tani dhe falas, ndërsa Barça, në vend të kësaj, vazhdon të kujtojë e patundur se kontrata e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” është e vlefshme deri më 30 qershor 2021 dhe duhet respektuar. Në të kundërt, të paguhet klauzola 700 milionë euro.

Avokatët e Messi kanë kërkuar të negociojnë, të takohen me përfaqësuesit e klubit, por nuk kanë marrë përgjigje. Situata duket gjithnjë e më delikate, me palët në llogoret e tyre. Messi nuk dëshiron luftë, pas 20 vitesh karrierë me katalanasit, nuk do të largohet nga dera e pasme, por Bartomeu nuk lëshon pe, kërkon zbatimin pikë për pikë të kontratës.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS NDAJ BARCELONËS/ Solksjaer paralajmëron: Duhet të jemi më të…

Delo.autor

EKIPI AMATOR/ Njihuni me skuadrën që i mori të gjithë “zvarrë” duke shkruajtur historinë

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Gjoka plas “bombën”: Gjendje kritike, iki nëse presidenti nuk paguan lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment