Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ UEFA me plan B, pritet shkurtimi i ndeshjeve të kupës dhe anulimi i miqësoreve të…

Plani i UEFA-s i vendosur të martën e kaluar me formulën aktuale për të mbyllur kampionatet europiane më 30 qershor po shkon drejt dështimit. Pandemia e koronavirusit nuk po jep sinjale të largimit dhe në kushtet aktuale të flitet për rifillimin e futbollit duket si utopike.

Për këtë arsye, duke iu referuar mediave italiane, UEFA pritet të mbajë sot një tjetër mbledhje për të diksutuar rreth kësaj çështje. Ideja është shkurtimi i disa ndeshjeve në mënyrë që kampionatet të mbyllen në afatin e përcaktuar, pasi në të kundërtën rrezikohen kualifikueset e kupave të Europës.

Më konkretisht UEFA po mendon për reduktimin e ndeshjeve të Kupës të secilit shtet. Madje nëse kjo nuk është e mjaftueshme atëherë do të sakrifikohen edhe ndeshjet miqësore dhe zyrtare të kombëtareve të caktuara të luhen në qershor, që më herët ishin programuar për muajin mars.

Gjithsesi të gjitha këto qëndrojnë në formën e hipotezave, por indicie ka patur. Së fundmi UEFA ka lajmëruar se zyrtarisht janë shtyrë për një datë të pacaktuar finalet e Chemapions League dhe Europa League. Po ashtu të njëjtin fat ka patur edhe finalja e Champions League për femra.

Related posts

JOSHËSE/ Gjuajtje më SEKSI të penalltive se këto nuk keni parë (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Juventus “kërcënon” Man United, Man City dhe PSG për “RONALDON E RI”

Isa.Autor

YLLI GIROUD NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK CHELSEA/ Agjenti nuk përmbahet, hedh sytë tek ekipi i madh i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment