Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT TEK MILAN/ I irrituar nga shkarkimi i Boban, Ibrahimovic grindet me Gazidis

Falë golit të djeshëm, Zlatan Ibrahimoviç kap shifrën e 45 realizimeve me fanellën e Milanit në Serinë A dhe 60 në total. Tre golave të sezonit aktual u bashkëngjiten edhe 41 të tjerë të përvojës së tij të parë milaniste, çka e bën automatikisht golashënuesin më të mirë të dekadës së fundit.

Askush nuk ka bërë më mirë se suedezi, i cili edhe pse 38 vjeç ka arritur të përmirësojë ndjeshëm ecurinë e skuadrës dhe rendimentin e shokëve. Përveç rolit të liderit në fushë, Ibra ka marrë edhe atë të udhëheqësit jashtë saj.

Sipas “Sportmediaset”, ai është acaruar nga mënyra se si u largua Zvonimir Bobani, të cilin e konsideronte si urë lidhëse mes skuadrës dhe bordit drejtuesit. Shkarkimi i kroatit ka nervozuar numrin 21 kuqezi që të shtunën mbrëma raportohet të ketë pasur një ballafaqim me Ivan Gazidhisin. Në qendër të diskutimit ka qenë situata në klub, dhe pavarësisht se ka marrë garanci nga administratori, Ibra nuk është i qetë.

Kjo vjen edhe për shkak të së ardhmes së tij. Ai kishte një akord me Bobanin e Maldinin për të vijuar karrierën te Milani, por me largimin e kroatit e atë të mundshëm të legjendës, qëndrimi i Zlatanit komplikohet ndjeshëm, aq më tepër që në krye të ekipit pritet një trajner si Rangnik që nuk ka simpati për lojtarët në moshë.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Harry Kane “NDËSHKON” Arsenal nga pika e badhë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ÇËSHTJA E PENALLTIVE/ Solskjaer “THUMBON” Klopp: Një trajner që vitin e kaluar ka filluar të shqetësohet për…

Delo.autor

LËSHON DEKLARATËN/ Presidenti i Bayern Munich: Futbolli po vuan pa tifozë, Covid-19 i ka tronditur klubet

Delo.autor

Leave a Comment