Futboll Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ LYON/ Zonja e Vjetër” kërkesë për ta luajtur në shtetin e…

Ndërsa UEFA do t’i nënshtrohet vendimit të qeverisë se stadiumet italiane do t’i mbajnë dyert e mbyllura për tifozët e tyre deri në një përmirësim të situatës, “Gazzetta dello Sport”, por jo vetëm, ofruan dje një prapaskenë, lidhur me duelin në Champions, kundër Lionit.

Sipas këtyre burimeve, drejtuesit bardhezi kanë provuar ta spostojnë ndeshjen e kthimit (të parën Juvja e humbi 1-0 në Lion) të së martës së 17 marsit, në program në “Allianz Stadium”, në një prej stadiumeve të Maltës dhe jo më në Torino.

Kërkesa kuptohet se është bërë për të pasur me vete një numër të caktuar ultrasish, të cilët do të ndihmonin Ronaldon me shokë për të provuar përmbysjen e rezultatit të parë në 1/8-at, por përgjigjja ka qenë negative.

Fakti që shtetasit italianë kanë nisur të shihen me një sy të keq në botë, duke qenë se Gadishulli Apenin është vatra më e nxehtë pas Kinës e Koronavirusit, dje faqja e Federatës Malteze të Futbollit, me anë të një komunikate ka nënvizuar se e ka shtyrë kërkesën e Juventusit për të luajtur me tifozë ndaj Lionit, edhe pse kjo deklaratë nuk ka marrë asnjë reagim nga klubi bardhezi.

Related posts

E PABESUESHME/ Nuk kemi vetëm ne halle, shihni si është katandisur “Wembley” (FOTO)

Isa.Autor

MOMENTE FRIKE/ Shoku i ekipit të portierit Berisha pëson aksident me makinë, ja gjendja e tij

Delo.autor

ASIST ME TELEKOMANDË “ALLA MESSI”/ Lojtari i Milanit befasoi të gjithë tek goli i yllit Hernandez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment