Futboll La Liga Sport

REAL MADRID PROJEKTON MERKATON E BUJSHME/ Presidenti Perez piketon dy yjet e Serie A…

Si rrallë herë vitet e fundit, Reali nuk zhvilloi një merkato të bujshme, u mjaftuam vetëm me afrimin e Eden Hazard, investimi i vetëm gjigand, por kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë në Madrid pasi “galaktikët” kanë projektuar disa emra të rëndësishëm.

Dybala Ronaldol

Sipas “Don Balon”, Paulo Dybala është emri i ri i cili është përfshirë në listën e Zidane. Argjentinasi nuk ka ndërmend të qëndroj shumë gjatë nën hijen e C.Ronaldo, për ketë arsye po mendon largimin në verë. Dybala do të pritej krah hapur në Madrid, aq më tepër nëse Bale vendos të largohet.

Lautaro Martinez Barcelona

Jo vetëm Dybala, prej kohësh, Reali është futur në garë për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez. Sulmuesi i Inter është prioritet kryesor i Barcelonës por Reali është futur fuqishëm ndërmjet tyre. Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez ka gati 111 milion euro për të paguar menjëherë klauzolën e tij të largimit nga Inter.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ Arbitri italian përpiqet të arratiset, por përplaset nga treni dhe… (FOTO)

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË KLUBI TË RI/ Buffon “tradhëtohet” nga një FOTO, plasin kritikat

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Trajneri i Menemespor: Fenerbahçe ofertë zyrtare për Selmanin, ja kush e bllokoi

Delo.autor

Leave a Comment