Futboll Sport

“BOMBA” E MERKATOS/ Projektohet shkëmbimi i bujshëm Milan-Çelsi, ylli i kuqezinjve për Brojën në janar (PRAPASKENAT)

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia!

Collage Maker-04-Nov-2022-12.52-PM

Armando Broja mund të veshë fanellën e Milanit në muajin janar.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, kampionët në fuqi të Italisë po vlerësojnë mundësinë e largimit të yllit të tyre, Rafael Leaos me një shifër prej 120 milionë euro.

 

 

Ndërkohë sipas medias italiane thuhet se janë dy oferta që priten të vijnë në drejtim të Milanit, teksa janë nga dy gjigantët britanikë, Çelsi dhe Mançester Siti.

Blutë e Londrës janë të gatshëm që të përfshijnë në këtë tratativë, një mes tre emrave, Armando Broja, që kartoni i tij varion tek 30 milionët e eurove, Pulisiç dhe Zijeh.

Të tre futbollistët pëlqehen nga drejtuesit e kampionëve të Italisë, por më shumë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, duke parë lajmet e fundit që e lidhin me një transferim të mundshëm në Itali.

Nga ana tjetër, sheikët e Mançester Sitit do ta bënin për vete Leaon me një pagë stratosferike, 10 milionë euro neto në sezon. Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë në janar, muaj që përkon me hapjen e dritares së transferimeve.

Related posts

INTER MERR NJË LAJM TË KEQ/ Testohet sërish pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

NGA UDHËTIMET AJRORE TEK MAKINA TË BLINDUARA/ Maradona dorëlëshuar, ja shpenzimet marramendëse për të afërmit dhe miqtë

Delo.autor

TËRMETI/ Futbollisti shqiptar i AEL Larissas ia dedikon golin Shqipërisë: Tronditje, po kalojnë një periudhë të vështirë!

Delo.autor

Leave a Comment