Futboll Sport

E BUJSHME NGA TURQIA/ Dukeshin figura të pafajshme të Maradonës, por brenda tyre sekuestrohen… 2.6 kg kokainë

Dukeshin vetëm figura dhe karikatura ta pafajshme të Diego Armando Maradonës, por brenda tyre fshihnin… kokainë.

Në aeroportin e Stambollit janë sekuestruar 2.6 kilogramë kokainë, të gjetur nga agjentët e antidrogës, brenda 12 imazheve të “Pibe D’Oros”, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor.

Ngjarjen në fjalë e raporton e përditshmja turke “Sabah”, e cila sqaron se gjatë disa kontrolleve normale doganore, agjentët kanë ndalur një 72-vjeçar gjerman, me origjinë kroate, ndaj të cilit ishin rritur dyshimet, pasi ai sapo ishte rikthyer nga Kolumbia.

Me të vënë në zbatim kontrollet paraprake dhe qentë antidrogë, policia ka arritur që të gjejë lëndën narkotike të fshehur brenda figurave të Maradonës dhe menjëherë kanë prangosur të moshuarin.

Related posts

6 arsye pse të gjithë kemi qenë pak tifozë me Parma-n në sezonin 1998/’99

Sadik.Autor

PAS 17 MINUTASH LOJË/ Aksion perfekt nga vendasit, Trossard zhbllokon sfidën ndaj Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ VAR “i jep” golin Realit, por pozicioni mbetet i dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment