Futboll Kategoria Superiore Sport

“TË FUTEMI NË FUSHË PËR TË FITUAR NDAJ LAÇIT”/ Egbo: Nuk kam frikë të them jemi për titull, por…

Tirana do të presë ditën e nesërme në “Air Albania” Laçin, në një ndeshje ku bardheblutë do të kërkojnë fitoren, për të vazhduar me ecurinë e rezultateve pozitive.egbo

Në prag të kësaj ndeshje, për mediat ka folur tekniku i Tiranës, Emanuel Egbo, i cili u shpreh se ekip do të futet në fushë për të marrë maksimumin. Gjithashtu Egbo u shpreh se nuk kanë frikë të thonë se janë për titull, por duan të jenë me këmbë në tokë.

“Ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të futemi në fushë për të marrë maksimumin.

Laçi me mungesa? Nuk na hyn kjo në punë, e rëndësishme është Laçi dhe jo nëse kanë mungesa apo jo. Nuk shikoj ekipin kundërshtar, unë shikoj vetëm ekipin tim. Nëse futemi në fushë do të përpiqemi të marrim maksimumin.

Tirana do të paraqitjet si në të gjitha ndeshjet e tjera. Laçi është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht, sepse kanë ekip me organikë të mirë, jo më kot janë në vendin e tretë. Edhe Luftëtari me Flamurtarin që janë në fund nuk mund të quhen ekipe të lehta.

Edhe sa ndeshje duhet të fitoni që të thoni jeni për titull?

Janë edhe 11 javë për tu mbyllur kampionati, do vazhdojmë të marrim ndeshjet një nga një, duam të marrim maksimumin në çdo ndeshje.EGBO

Dhuratë nga Skënderbeu?

Nuk merremi me ekipet e tjera, duhet të bëjmë punën tonë. Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët në shikojmë vetëm ndeshjet tona.

Mbrojtja?

Nuk ka ndryshuar shumë gjëra, ekipi ka marrë rezultatet pozitive, nuk është çudi që jemi në këtë pozicion ku jemi. Me pikët që kemi marrë edhe ekipi ka marrë një lloj vetëbesimi. Ju bëni llogari  dhe analizë ndërsa ne i marrim ndeshjet një nga një.

Kemi shënuar gola dhe kemi pësuar pak, por ekipi ka krijuar një identitet dhe mentalitet fitues. Nuk kemi frikë të themi se jemi titull, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Në fund do bëjmë llogaritë tona.

Related posts

ËSHTË DHËNË ME NDIHMËN E TEKNOLOGJISË/ Ja pse goli i dytë i Ronaldos nuk duhet të ishte quajtur (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Atletico Madrid zbarkon në Torino, ja drithërimat e para

Delo.autor

COVID-19/ Premier vatër e “nxehtë” e koronavirusit, ja sa lojtarë dhe staf të klubeve janë infektuar

Delo.autor

Leave a Comment