Futboll Sport

THUR ELOZHE PËR “SPECIAL ONE”/ Milito: Biseda me Moun përpara finales së Champions!

Diego Milito nuk harron Jose Mourinho. “El Principe” ka folur për raportin e tij me Special One kur luante te Interi dhe kur fitonin bashkë.

“Ai është fenomenal, një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë. Kam mësuar shumë prej tij në vetëm një vit, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të grupit”, ka thënë fillimisht Milito. “Kam shumë gjëra për të treguar për atë që ishte një nga sezonet më të mira të historisë së klubit dhe karrierës time”.

“Unë nuk kam diçka që të them publikisht, edhe pse ka shumë gjëra”.

“Çfarë na tha Mourinho para finales së Champions? Ishte i qetë; kishte tension në dhomën e zhveshjes, por Mourinho na qetësoi”, përfundoi.

Related posts

KAJER NDALET PËR GJASHTË MUAJ/ Milani monitoron 7 zëvendësues

Delo.autor

Legjenda Maldini zgjedh portierin më të mirë në Serie A

Sadik.Autor

Real Madrid, plan për të mbrojtur nderin e miliona madrilenëve

Sadik.Autor

Leave a Comment