Futboll La Liga Sport

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Lojtari i Atletico Madrid ndërron jetë në moshë shumë të re

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur së fundmi Atletiko Madridin dhe jo vetëm këtë klub, por gjithë botën e futbollit.

Ka ndërruar jetë futbollisti i të rinjve të Atletiko Madridit, Kristian Minkola, në moshë shumë të re 14 vjeç. Lojtari në fjalë luante për të rinjtë e Atletikos, Infantil C dhe klubi madrilen ka njoftuar ditën e sotme se ai ka ndërruar jetë. Një ngjarje që ka tronditur të gjithë në klub, me shkaqet e vdekjes që nuk dihen ende.

Të gjithë nga klubi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e 14-vjeçarit, në këtë moment shumë të vështirë me të cilin ata duhet të përballen.

“Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atlétiko Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Kristianit në këto momente dhimbjeje”, u shpreh presidenti i Atletikos, Enrike Serezo.

Related posts

ÇFARË PO NDODH ME BARCELONËN/ Nëntë gabimet që penalizuan Valverden

Delo.autor

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Jo vetëm Pogba, Juventus ofron yllin Dibala për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ La Liga, Tebas zbulon çfarë do të ndodhë në rastin më të keq

Delo.autor

Leave a Comment