Futboll La Liga Sport

U TËRHOQ PAK JAVË MË PARË NGA SPORTI/ Iker Casillas, nën hetim për pastrim parash

Portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas ka përfundur së fundi nën hetim për pastrim parash dhe shmangie të taksave në botën e futbollit.

Autoritetet portugeze kontrolluan shtëpinë e ish-portierit të Portos si pjesë e një hetimi që ka përfshirë disa futbollistë, klube futbolli, avokatë dhe agjentë futbollistësh.

Nëpërmjet një prononcimi në Twitter, Iker Casillas u shpreh se është tej mase i qetë për situatën, respekton hetimin dhe ka besim tek sistemi portugez i drejtësisë.

“Uroj që transparenca të prekë këdo dhe çdo cep të futbollit”, ishte reagimi i portierit spanjoll, i tërhequr vetëm pak javë më parë nga sporti.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Rezultati 1-0

Delo.autor

“DISTANCIMI SOCIAL”/ Postimi mitik i kampionit Usain Bolt për luftën ndaj COVID-19 (FOTO)

Delo.autor

FRIKA E RIKTHIMIT TË RONALDOS NË PREMIER LEAGUE/ Ronaldo mbi incidentin e famshëm me Rooney

Isa.Autor

Leave a Comment