Sport Të tjera

OLIMPIADA DREJT SHTYRJES PREJ KORONAVIRUSIT/ Bach: Në qershor vendimi

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka deklaruar sot se do të bëjë gjithçka që është e mundur që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të zhvillohen sipas planifikimit. Olimpiada nis më 24 korrik në Japoni (deri 9 gusht), por frika e madhe nga përhapja e “coronavirus” ka bërë që situata në mbarë botën të jetë shqetësuese.

“Ne jemi të vendosur që Olimpiada të zhvillohet sipas planit dhe të kurorëzohet me një sukses të jashtëzakonshëm. Ne po përgatitemi mirë që gjërat të ecin mbarë deri më 24 korrik edhe pse po monitorojmë më vëmendje situatën e krijuar prej coronavirus. Gjithsesi, vendimet përfundimtare do t’i marrim në qershor, në Asamblenë e IOC-it”, tha Bach.

Shefi i olimpizmit botëror shpreson që deri në qershor situata të jetë përmirësuar edhe pse shumë evente kualifikuese olimpike janë shtyrë apo pezulluar. Zërat për një shtyrje të Olimpiadës në fund të 2020-ës janë shtuar pas deklaratës së Ministrit të Sporteve të Japonisë, që tha se në kontratën që qeveria jeponeze ka me IOC nuk ka datë të saktë për zhvillimin e këtij eventi olimpik.

Related posts

Müller: Real Madridi? Gjithkush e di se çfarë ka ndodhur këtu vitin e kaluar

Sadik.Autor

QEVERIA ITALIANE SHTRËNGON MASAT/ Jo vetëm “Green Pass”, hyrja në stadiume do të bëhet edhe me…

Delo.autor

E PABESUESHME NË FRANCË/ Ylli Icardi mban ndezur garën për titull disa sekonda nga fundi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment