Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Donnarumma gjithnjë e më larg, Milan gjen zëvendësuesin!

Gianluigi Donnarumma është gjithnjë e më larg Milanit, me italianin që pritet të kalojë te PSG ose Chelsea. Zërat shtohen çdo ditë e më shumë në lidhje me këtë gjë dhe ditën e sotme, “Corriere dello Sport”, raporton se ka nisur puna për të gjetur zëvendësuesin.

Si pasues i Donnarummës është zgjedhur Alessio Cragno. Gardiani ka shkëlqyer me Cagliarin dhe shumë ekipe janë vënë në ndjekje të tij.

Kartoni i 25-vjeçarit vlerësohet rreth 20-25 milionë euro, shifër që pritet mos të jetë problem për kuqezinjtë, të cilët do të arkëtojnë një shumë të majme nga shitja e Donnarummës.

Related posts

SEZON KATASTROFIK/ Klubi i njohur europian bie zyrtarisht nga kategoria pas… 30 vitesh

Delo.autor

“TËRBOHET SHEIKU” ME DËSHIRËN E RADHËS/ Klubi i PSG-së gati për të “mbuluar në ar” portierin e…

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht Tottenham dhe vazhdon ecurinë e përsosur pa humbje

Delo.autor

Leave a Comment