Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Dortmund dhe Lazio bëjnë detyrën, askush si talenti Haaland në Europë

Borussia Dortmund ka mundur 3-0 Club Brugge në shtëpi dhe tani kryeson Grupin F të Champions League me nëntë pikë.

Heroi i ndeshjes ka qenë i përhershmi Erling Haaland, autor i një dygolëshi (18′, 60′). Goli tretë i verdhezinjve është shënuar nga Jadon Sancho (45′).

Gjiganti norvegjez tani kryeson renditjen e golashënuesve të këtij edicioni të Champions League me 6 gola.

Fitore edhe për Lazio-n, që ka mundur 3-1 në shtëpi Zenit-in në Olimpico. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Immobile me dy gola (3′, 55′ pen.). Parolo (22′) ka qenë autori i golit të dytë të lacialëve, ndërsa Dzyuba (25′) ka shënuar golin e vetëm të rusëve.

Bardhekaltrit mbajnë vendin e dytë me tetë pikë.

Related posts

SFIDA NDAJ ROMËS/ “Buzëqesh” Pioli, Milanit i rikuperohen tre sulmues. Ja emrat…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Zenit. Rezultati 1-0

Delo.autor

E BUJSHME/ Dybala: Asnjë nuk e ka vendin të sigurt te Juventusi, përveç…

Isa.Autor

Leave a Comment