Futboll

LIGUE 1PSG shfryn inatin e eliminimit ndaj Metz

Paris Saint-Germain ka harruar disfatën ndaj Real Madrid në Champions League duke mposhtur vendin e fundit Metz me rezultatin e pastër 5-0 në Parc des Princes. Ishte një pasdite e qetë për kryeqytetasit megjithëse mungonin dy lojtarë shumë të rëndësishëm në sulm si Neymar dhe Cavani, i cili ishte pezulluar me kartonë të verdhë.

 Ishte Meunier ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të. Më pas ishte mesfushori Nkunku ai që shënoi një dopietë brenda tetë minutave me ndihmën e Verrati dhe Di Maria-s. Sidomos goli i dytë ishte shumë i bukur i Nkunku i cili ka shfrytëzuar më së miri mundësinë e dhënë nga Emery. Në fund të pjesës së parë ishte sulmuesi kryesor i ndeshjes së sotme Kylian Mbappe ai që kompleton pokerin.

Në pjesën e dytë PSG e uli ritmin pa dashur të harxhojë bateri të tepërta por Thiago Silva shënon golin e pestë për vendasit në fund të takimit pas goditjes me kokë. Skuadra e Emery vazhdon e qetë në krye të renditjes së Ligue 1 dhe ka një avantazh të madh prej 15 pikëve ndaj Monaco-s.

Related posts

NDESHJA BRAZIL-ARGJENTINË/ Mashtrimi me karantinën, FIFA pezullon 4 lojtarë

Delo.autor

FUTBOLLI SKOCEZ NË ZI/ Ndahet nga jeta në ditën e derbit ish-kapiteni 36-vjeçar…

Delo.autor

DIVORCI ZYRTAR/ Taulant Xhaka kriset përfundimisht me Edi Rejën

Delo.autor

Leave a Comment