Eredivisie Futboll Sport

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Vendi i parë i madh europian, vendos datë rikthimi për futbollin

Mbarë njerëzimi është në karantinë, po aplikon distancimin social, si pasojë e një armiku të padukshëm e vrasës, sikurse është “Coronavirus”. Edhe futbolli nuk bën përjashtim. Që në gjysmën e parë të marsit, kampionatet e vendeve të ndryshme janë ndërprerë. Ka pasur futbollistë të infektuar, ashtu si edhe pjesë tjetër e klubeve. Të gjithë presin me ankth se kur mund t’iu rikthehen fushave të blerta, gjë për të cilën nuk mund të flitet kurrsesi me siguri.

Megjithatë, ka një përjashtim nga ky rregull i diktuar nga e panjohura e madhe e virusit. Holanda bëhet vendi i parë i madh europian, që përcakton një datë zyrtare për të rinisur kampionatin e futbollit atje. Federata e Futbollit Holandez (KNVB) pati një video-konferencë me klubet të martën, duke fiksuar 19 qershorin për kthimin e “Eredivisie” në veprim. Sigurisht, kjo datë vlen nëse bie dakord edhe qeveria e vendit.

Organi më i lartë i futbollit holandez pret ta konfirmojë këtë “stacion” të rikthimit brenda dy javësh, me shpresën se qeveria e drejtuar nga Mark Rutte do t’i zbusë masat shtrënguese ndaj Covid-19. “Ne do të luajmë futboll vetëm nëse do të jemi të sigurt dhe Instituti i Shëndetit Publik pajtohet me këtë gjë”, – shkruhet në deklaratën e Federatës Holandeze të Futbollit. Ky qëndrim i KNVB kundërshton qasjen e klubeve si Ajax, PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar, që kishin propozuar përfundimin e sezonit.

Programi i caktuar nga federate parashikon që futbollistët të stërviten individualisht deri më 15 maj, në grupe të vogla një javë më vonë dhe e gjithë skuadra nga 29 maji. Tetë javë kanë mbetur pa u luajtur nga ky sezon i “Eredivisie”. Planifikimi është që kjo pjesë e kampionatit të ezaurohet midis 19 qershorit dhe 31 korrikut, duke luajtur edhe gjatë mesjavës.

Related posts

Poston foto me RONALDO/ Elseid HYSAJ kap “ngushtë” ish-lojtarin e Juventusit (FOTO)

Isa.Autor

MORI KARTON TË KUQ NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Juventusit nuk i mbarojnë problemet, titullari do të mungojë kundër…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Donte RONALDON tek MILANI, ZBULOHET plani “djallëzor” i Mister Li

Isa.Autor

Leave a Comment