Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“DO TË JETË GODITJE ME MADHE NË MERKATO”/ Reja i sygjeron skuadrës italiane futbollistin e Kombëtares…

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “Kiss Kiss Napoli”, ku veç të tjerave ka folur për një transferim të mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, drejt skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Tekniku italian nuk i ka kursyer elozhet për shqiptarin, teksa u shpreh:

“Dua ta uroj Napolin që e transferoi Rrahmanin, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre.

Kumbulla është një lojtar i shkëlqyeshëm që mund të kapet te Verona. Napoli mund të bënte një goditje të madhe me të në merkato, por ka edhe shumë klube të tjera italiane që e duan në Itali. Milan, Inter dhe Juventus, por edhe skuadra të tjera të njohura jashtë Italisë.

Afrimi i Kumbullës do të ishte vërtet një tjetër goditje e madhe për të kaltrit. Unë kam kujtime të shkëlqyera te Napoli, i kujtoj me nostalgji ato vite. Akoma më dërgojnë video dhe foto, para disa ditësh më deeërguar një video nga fitorja kundër Interit me një gol të shkëlqyer të Zalajetës”, u shpreh Reja.

Related posts

“ATA QË KRITIKOJNË TORRES-IN NUK JANË TIFOZË”/ Ylli Morata: Ne jemi shumë të motivuar që të nisim rrugëtimin…

Delo.autor

Manchester United gati për goditjen e fundit, nisin tratativat për Vidal

Q.Autor

Fitimtarë edhe në Amerikë, ekipi i shqiptarëve i mahnit të gjithë me rekord fitoresh

Sadik.Autor

Leave a Comment