Futboll Premier League Sport

YLLI I CITYT I DËRGON MESAZH JUVENTUS/ De Bruyne: Dua të luaj me CR7, do më shtonte numrin e…

Kevin De Bryjne zbulon emrat e dy kampionëve me të cilët ai do të kishte dashur të luante, të cilët deri tani i ka pasur vetëm kundërshtarë. Mesfushori i Mançester Sitit është shndërruar në një prej lojtarëve më të kompletuar në rolin e tij.de brojne

Në një intervistë për “Sky Sports”, ai zgjodhi trajnerin e tij te kombëtarja e Belgjikës, Tieri Henri, dhe Kristiano Ronaldon si lojtarët që do të donte t’i kishte shokë skuadre, duke injoruar sugjerimin e Xhemi Redknapit për Ksavi Hernandezin dhe Andres Iniestën.

“Unë do të preferoja më shumë lojtarë sulmues, si trajnerin tim te Belgjika, Tieri Henri, apo Kristianon, që për mua është një lojtar krijues. Unë dua dikë që është i shpejtë, shkon në thellësi dhe më ndihmon shumë. Unë luaj me mesfushorë të mrekullueshëm, por për mua sulmuesit janë më të rëndësishmit, kështu që zgjedh Kristianon dhe Henrinë. Ti mund të krososh tri metra më lart dhe ai (Ronaldo) sërish do ta arrinte atë top”, tha 28-vjeçari, i cili është një prej pasuesve më të mirë në botë, por portugezi do t’i përmirësonte akoma më shumë shifrat e asisteve të tij.

Derisa Premier Liga u ndërpre muajin e shkuar, De Bryjne kryesonte klasifikimin e asisteve (16), katër më shumë se çdo lojtar tjetër. Ai ka krijuar 21 shanse të tjera dhe 7 raste të pastra më shumë sesa çdo futbollist tjetër, ndërsa është në krye të listës së kampionatit anglez sa u përket pasimeve të suksesshme në 1/3-tat e fundit të fushës. Deri tani në karrierë, belgu ka prodhuar 170 pasime për gol në 438 ndeshje, ndërsa e ka shënuar emrin e tij në tabelën e golashënuesve 97 herë.Man-City-star-Kevin-de-Bruyne-admits-he-thought-Raheem-Sterling-would-be-a-d-head-1114407

I pyetur nëse forma e tij përpara ndërprerjes së kampionatit ishte më e mira e karrierës, ai u përgjigj: “Do të thosha kështu, është e vështirë ta thuash, por mendoj se tani jam një lojtar më i kompletuar. Mendoj në çdo aspekt të lojës. Ndihem me të vërtetë komod tani. Kujtoj kohën time te Volfsburgu, ku unë gjithashtu luaja mirë, por kisha më shumë luhatje. Në tri sezonet e fundit jam shumë i kënaqur që kam arritur të luaj në një nivel konstant. Ndeshja ime e parë e sezonit ishte ajo kundër Uest Hemit, ndërsa ajo e fundit kundër Realit të Madridit dhe kam luajtur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur që kam luajtur në këtë mënyrë dhe në këtë nivel”.

Ylli i Guardiolës e mbyll duke thënë se ai është munduar t’i shohë gjërat pozitive gjatë izolimit prej Koronavirusit, por i mungon fusha: “Ka qenë me të vërtetë bukur të qëndrosh më shumë me familjen, por tani dua që të rikthehem të bëj atë që dashuroj. Megjithatë, gjëja kryesore është që të gjithë të qëndrojnë të sigurt”.

Related posts

MPOSHTËN REALIN/ Lojtarët e Eibarit “ÇUDISIN” presidenten: A mund ta bëjmë…(VIDEO)

Isa.Autor

TORTURUESE/ Lojtarët e Leisterit do të udhëtojnë 36 ORË për FUNERALIN e presidentit të tyre

Isa.Autor

“NDAJ DINAMOS DOJA TË TREGOJA QË JAM MË I MIRI”/ Uzuni: Ky është momenti im, në Kombëtare më penalizon…

Delo.autor

Leave a Comment