Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E LAUTARO MARTINEZ? Babai i “Demit” zikaltër tregohet diplomatik

Lautaro Martinez dhe Interi, një histori dashurie që do të vazhdojë edhe për shumë vite apo do të ndërpritet te më e bukura, pikërisht tani që tifozeria zikaltër është e çmendur pas “demit”?

Dyshime, shumë dyshime! Në një anë Barcelona dhe ftesa e Lionel Messit, gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”, ndërsa në tjetrën projekti i Interit për t’u rritur akoma më shumë dhe investuar.

Mario Jose Martinez, babai i Lautaros, i intervistuar për “Marca” përpiqet të bëjë diplomatikun: “Mendoj se ka arritur elitën falë mendjes së tij pozitive. Që kur ishte fëmi kishte objektiva të qartë në mendje, kishte ëndrrën për të luajtur në majën e futbollit”.

“Duke ecur gjithmonë hap pas hapi, shumë shpejt, mund të realizojë ëndrrat e tij. Sigurisht, duke ditur se baza janë impenjimi, respekti the thjeshtësia”.

Related posts

TEUTA-APOLONIA/ Të dyja skuadrat me më të mirët në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Belgjika kalon në avantazh ndaj Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

Pochettino i mbyll derën Realit: Kane nuk ka çmim

Q.Autor

Leave a Comment