Futboll Premier League Sport

“DRITË JESHILE” NGA QEVERIA/ Skuadrat kthehen në stërvitje. Premier League ka një datë për nisjen

Premier League merr “dritën jeshile” nga qeveria angleze dhe përgatit rikthimin në fushë për të mbyllur sezonin. Menjëherë pas këtij vendimi, Federata dhe Liga kanë përshpejtuar aksionin e tyre, ndërsa në fundjavë do të publikohet edhe protokolli i sigurisë, pas mbledhjes të programuar ditën e premte mes përfaqëuesëve të qeverisë, atyre të klubeve dhe autoriteteve sanitare.

Objektiv është rinisja e kampionatit më 9 qershor, pas tre javësh stërvitje. Kur mbeten edhe 92 ndeshje Premier League shpreson të kompletojë kampionatin në fund të muajit korrik. Në pritje të protokollit zyrtar, e sigurt është që sfidat do të luhen pa tifozë dhe në masa të rrepta sigurie dhe sanitare. Distancimi social, testet dhe igjenizimi i ambjenteve, janë vetëm disa nga detajet që duhet të respektohen nga skuadrat.

Ndërkohë, menjëherë pas “hapjes” së qeverisë për rinisjen e futbollit në Angli, tre skuadrat e Premier League, Arsenal, West Ham dhe Brighton janë kthyer në stërvitje edhe pse duke limituar numrin e lojtarëve në sesione të shkurtra personale. Pas dy muajsh pushim, skuadra tjetër që nga dita e sotme nis stërvitjen është Tottenham i Jose Mourinho.

(balkanweb)

Related posts

Chelsea kërkon Lewandowski/ Bayern vë pengesë pagesën e lojtarit

Sadik.Autor

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit” kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MANCHESTER CITY – EVERTON/ Vendasit do të kërkojnë fitoren për luftën e kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment