Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E FANTAZISTIT LARG GJERMANISË/ Ankandi për Coutinhon, ja shifra që kërkon Barcelona!

Philippe Coutinho do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, për t’u rikthyer te Barcelona, ekip që zotëron kartonin e brazilianit.

Gjithsesi, rikthimi nuk do të zgjasë shumë, pasi e ardhmja e Coutinhos është larg Spanjës apo Gjermanisë. Fantazisti do të kalojë në Premier League, ku 3 klube interesohen për të. Chelsea, United dhe Liverpool janë në garë për 27-vjeçarin.

Mediat në ishull madje kanë zbuluar edhe shifrën që kërkon Barcelona për ta lënë të lirë Coutinhon. Mësohet se katalanasit kërkojnë të paktën 80 milionë euro. Tashmë, mbetet në dorën e klubeve të interesuara nëse do ta paguajnë një shumë të tillë.

Related posts

Juventus në kërkim të talenteve, ylli portugez nën vëzhgim nga bardhezinjtë

Q.Autor

HISTORIKE NË SPANJË/ Sulmuesi i klubit Bilbao thyen rekordin e legjendës Alfredo Di Stefano në La Liga

Delo.autor

“AI ËSHTË I LUMTUR NË…”/ Wanda Nara i mbyll derën klubit italian, Icardi nuk e tradhton Interin

Delo.autor

Leave a Comment