Futboll Sport

E BUJSHME/ Barcelona kërcënon Dembele: Ndrysho, ose nuk do të luash!

Ousmane Dembélé vazhdon të jetë në qendër të mediave në Spanjë dhe Francë, këto ditë pushimesh të klubeve, për shkak të angazhimeve të kombëtareve. Katalanasja “Sport”, ditën e sotme, siguron se mesfushori francez e ka një ultimatum mbi tryezë: në qoftë se nuk ndryshon qëndrim, mund të lihet jashtë fushave të blerta në javët e ardhshme.

Valverde nuk e konsideroi dënim kundër Betis, duke e lënë atë jashtë skuadrës, por kjo situatë mund të zgjatet pafundësisht, nëse lojtari nuk ndryshon zakonet e tij të këqija, të pranuara si të tilla tashmë edhe nga vetë trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Ultimatumi i ri për Dembele është lajmi më i evidentuar në faqet e para të mediave katalanase, të hënën. Edhe “Mundo Deportivo” e ka në faqe të parë situatën e francezit në “Camp Nou”. Ajo, gjithashtu, flet për një “ankand” mes De Jong dhe De Ligt, lojtarët të theksuar me të kuqe në axhendën e Pep Segura.

Related posts

“NA PRET NJË TRANSFERTË VËSHTIRË, POR…”/ Mesfushori Rakitic mban fjalën dhe “kërcënon” Barcelona-n

Delo.autor

KRISJE TOTALE ME MANCHESTER UNITED/ Ja ku pritet të luajë Cristiano Ronaldo sezonin e ardhshëm

F.autor

Njihuni me lugët, zhurmë-bërësit e rinj të Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment