Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Theu karantinën, Schalke e bën të pendohet yllin me gjobën e majme…

Amine Harit prishi qetësinë e Schalkes në këtë kohë të vështirë të COVID-19. Futbollistët e klubit gjerman duhet të qëndronin në shtëpi në vetëkarantinë, por ishte i riu që theu rregullat.

Ai u kap mat në një shisha bar në orën 01:30 të natës. Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit dhe shkaktuan polemika të mëdha në Gjermani. Schalke nuk është menduar dy herë dhe ka gjobitur futbollistin.

Harit është gjobitur me 100 mijë euro. Një dënim i madh për financat e lojtarit, por dhe një mesazh për të dhe futbollistët e tjerë që rregullat janë të shenjta.

Related posts

“IBRAHIMOVIC ËSHTË SHUMË I FORTË”/ Flet Edy Reja: Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë tek…

Delo.autor

SHOK SKUADRE ME ERIKSEN? Klubi i Premier League në “sulm” për Armando Brojën

F.autor

Trajneri Tuchel vlerëson Buffonin: Do ta doja në skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment