Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Agjenti tregon si e zbuloi Lautaro Martinez, “vulos” të ardhmen e tij

Ajo që po përjeton Lautaro Martinez është sezoni i shenjtërimit përfundimtar. Pas një viti të parë “stërvitor” me zikaltrit, xhevahiri argjentinas jo vetëm që ka demonstruar me zell se meriton një fanellë titullari, por, gjithashtu, është bërë një nga sulmuesit më të dëshiruar ndonjëherë në Europë. Në një intervistë me “Mundo Deportivo”, agjenti i tij, Beto Yaqué, zbuloi se çfarë “bluajnë” tani në kokat e tyre:

“Unë e zbulova dhe e solla te Racing. Ajo që më goditi më shumë ishte teknika e tij, kontrolli i topit edhe në një fushë balte, temperamenti”. Në atë kohë, Lautaro Martinez ishte kthyer nga dy eksperienca të pasuksesshme te Boca Juniors dhe San Lorenzo:

“Partneri im, Roly Zarate, ashtu si unë, gjithmonë kemi parë shumë potencial tek ai. Gjithmonë kemi menduar se do të kishte një të ardhme të shkëlqyer”.

Prej muajsh, tashmë po qarkullojnë zëra se sulmuesin e ri argjentinas e duan klube si Barcelona dhe Manchester City: “Ai vazhdon të punojë në heshtje, sepse është i përqendruar vetëm te klubi aktual. Natyrisht, është shumë i kënaqur nga interesimi, sepse kjo do të thotë se po bën shumë mirë tek Interi”. Edhe Leo Messi e ekspozoi veten, duke bërë komplimente të mëdha për Lautaro Martinez: “Sigurisht që për Lauty është diçka e shkëlqyer. Të vlerësohesh nga më të mirët në botë, do të thotë se ke shumë potencial”.

Beto Yaqué përsëriti se sulmuesi argjentinas nuk është i prekur nga thashethemet e shumta që qarkullojnë për të, lidhur me merkaton: “Ai mendon vetëm për klubin ku është”. Presidenti i Racing zbuloi më parë se Lautaro Martinez refuzoi Real Madridin në moshën 18 vjeç: “Ai gjithmonë ka qenë i bindur se do të kishte sukses te Racing. Lautaro kurrë nuk tha se nuk e pëlqen Realin, ai thjesht dëshiroi të triumfojë me ekipin e tij”.

Javët e fundit është folur për një rinovim të mundshëm me Interin, kjo edhe për faktin se planet e ardhshme mund të modifikohen nga interesimi i Barcelonës: “Lautaro ka një kontratë 5-vjeçare me Interin dhe lajmet që qarkullojnë janë vetëm ekskluzivitet i mediave. Ne nuk i ndalojmë dot ato që të shkruajnë”.

Related posts

ZYRTARE/ Kërkohej nga Kukësi. Tirana godasin në merkato, afrojnë portierin…

Delo.autor

Douglas Costa: Të gjithë duan të fitojnë ndaj Juves, RONALDO nuk po shënon sepse…

Isa.Autor

Kroacia gati për aktin e fundit, por është finalistja më e dobët e historisë

Isa.Autor

Leave a Comment