Futboll Sport

E BUJSHME/ Ylli i Atleticos drejt tek “Topçinjtë”, ka vetëm një kusht për kalimin në Londër!

Arsenali duket se do të bëjë goditjen e madhe në merkaton e verës dhe ai do të jetë Thomas Partey. Mesfushori i Atletico Madrid kërkohet nga shumë klube, por duket se “Topçinjtë” kanë arritur ta bindin.

Megjithatë, duhet edhe një kusht për të finalizuar marrëveshjen. Sipas “The Sun”, Thomas do të firmosë me Arsenalin nëse këta të fundit luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm. Mision i pamundur nuk është, pasi edhe vendi i pestë shkon në Champions, sepse siç dihet Manchester City është përjashtuar.

Nëse Arsenal siguron të paktën vendin e pestë, atëherë Thomas do të firmosë për londinezët, të cilët pritet të paguajnë gati 50 milionë euro tek Atletico Madrid.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Tifozët u përleshën me stola, dënohen Tirana dhe Laçi me gjobë. Ja shuma…

Delo.autor

PANIK TEK NAPOLI/ Elseid HYSAJ me qese akulli pas mori një goditje të RËNDË në kokë

Isa.Autor

Gonzalo Higuain: Në 2016-ën doja të tërhiqesha nga futbolli

Sadik.Autor

Leave a Comment