Një ngjarje vërtet e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku Daniela Cortes është dhunuar barbarisht nga Sebastian Villa. Ky i fundit është sulmues i Boca Juniors, ndërsa gruaja në fjalë është partnerja e tij.
Ka qenë Cortes, e cila në rrjetet e saj sociale ka bërë publike gjithçka duke nxjerrë foto dhe video, madje edhe e gjakosur. Gjithashtu, Cortes shprehet në një nga videot se ky është Villa i vërtet dhe që ajo nuk është e para grua që ai ka dhunuar.
“Për fat të keq më duhet ta bëjë këtë sepse nuk po duroj dot më. Villa është një abuzues fizik dhe psikologjik dhe për këtë jeni të gjithë dëshmitarë. Nuk e kuptoj se si një njeri që është ‘profesionist’, të jetë në gjëndje të bëjë diçka të tillë. Jam e vetme dhe nuk mund të shkoj askund sepse kufinjë janë mbyllur. Ky është Sebastian Villa i vërtretë, i cili keqtrajton femrat dhe unë nuk jam e para, pasi kjo gjë ka ndodhur edhe me të tjera”, ishin disa nga fjalët e Cortes.