Futboll La Liga Sport

“ËSHTË ENDE HERËT QË TË RIKTHEHEMI”/ Bale: “La Decima” më e preferuara, ja me cilën skuadër jam tifoz

Garet Bejl mendon se është ende herët për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe për të vazhduar sezonin e ndërprerë për shkak të virusit. Në një intervistë për mediat angleze, sulmuesi madrilen flet për momentet e bukura që ka kaluar te Reali dhe zgjedh Champions-in e dhjetë si të preferuarin.

CHAMPIONS-I I PREFERUAR – “La Decima. Champions-i i dhjetë ishte shumë i bukur sepse ishte i pari për mua. Emocioni kur ngre atë trofe është unik. E zgjedh edhe për mënyrën se si e fituam, gjithçka ishte shumë speciale. Edhe ajo që fituam ndaj Juventusit në Kardif ishte emocionuese për mua, sepse nuk u ndodh të gjithëve të fitojnë një Champions në shtëpi. Në Kiev gjithashtu shënova një supergol. Nëse duhet të zgjedh patjetër një, atëheqë qëndroj me të parën”.

AJAKSI – “Kur luajtëm ndaj tyre, nuk e mendonim që ishin aq të fortë dhe të mirë. Ishin të organizuar, luanin në nivel të lartë. E dinin në mënyrë perfekte se çfarë duhet të bënin dhe rolin që kishte secili. Në ndeshjen e parë fituam me fat, duhet ta pranojmë. Në ndeshjen tjetër, ata dhuruan spektakël dhe mahnitën botën. Kishin një skuadër fantastike, por për fat të keq nuk shkuan në finale”.

TOTENHEMI – “Sigurisht që u befasova që shkuan deri në finale, por u gëzova. Unë jam tifoz i kësaj skuadre dhe në ndeshjet eliminatore bënë paraqitje të shkëlqyera. Edhe në finale dhanë më të mirën, por nuk ia dolën që ta fitonin trofeun”.

STËRVITJE – “I kemi të gjitha mundësitë që të stërvitemi. Vrapojmë, bëjmë ushtrime dhe mbajmë trupin në formë për t’u rikthyer sa më mirë në fushën e lojës. Jemi në kontakt me pjesën tjetër të skuadrës përmes rrjeteve sociale dhe po përpiqemi që të ruajmë formën”.

KARANTINA – “Mendoj se kemi arritur në javën e gjashtë këtu në Spanjë. Është një karantinim shumë strikt. Nuk mund të dalim për asgjë, përveç pazarit. Ka rregulla shumë të forta, por mendoj se do të na bëjnë mirë për të ardhmen. Duhet të sakrifikojmë pak të gjithë”.

SI NDIHET – “Ashtu si të gjithë të tjerët. Ne që ishim mësuar me shumë lëvizje, me ndeshje, me stërvitje, e kemi pak të vështirë. Por duhet të përshtatemi dhe të mendojmë pozitivisht. Tani po kalojmë kohë me familjen, bashkëshorten dhe fëmijët. Më pëlqen të qëndroj me ta”.

RIKTHIMI– “Të gjithë duam të rikthehemi, por e rëndësishme është që të jemi të sigurt kur të rikthehemi të luajmë. Ne jemi gati, por mungon thjesht siguria”.

FUTBOLLI – “Të gjithë botës i mungon futbolli. Unë gjithashtu dua të luaj, por do të ketë sezone të tjera, Champions, Liga dhe Kupa. E rëndësishme është që të jemi mirë. Do të ketë futboll, por shpresojmë që ky problem të mos jetë më”.

Related posts

TË GJITHË TË “ÇMENDUR” PËR ISH-YLLIN E MILAN/ Pas Juventus futet në garë edhe klubi i madh…

Delo.autor

NIS STËRVITJA TEK TIRANA/ Trajneri Mema me dhimbje koke, gjashtë lojtarë në…

Delo.autor

ZYRTARE/ Goditja e parë e Teutës, mbrojtësi maqedonas firmos për durrsakët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment