Bundesliga Futboll Sport

LIVERPOOL GATI T’I PAGUAJË KLAUZOLËN/ Por Rashica bindet nga telefonata e trajnerit të…

Që Milot Rashica është një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar në merkaton e verës nga Verder Bremeni, është një lajm i publikuar me kohë nga “Bild”. Kosovari kërkohet nga disa skuadra në Bundesligë dhe njëra prej tyre është edhe Lajpcigu.

Një largim i Timo Vernerit në fund të sezonit mund ta detyrojë klubin gjerman të hedhë sytë nga sulmuesi i Verderit. Për momentin kartoni i 23-vjeçarit kushton 38 milionë euro, sipas klauzolës të vënë nga klubi. Por nëse këta të fundit nuk do t’ia dilnin që të mbijetonin në Bundesligën e Parë, atëherë mund të ketë një zbritje në 15 milionë. Diçka e tillë do t’i interesonte shumë klubit të “Red Bull”-it, pasi 38 milionë janë shumë.

Sipas mediave gjermane, trajneri Julian Nagelsman ka biseduar me Rashicën dhe të dy kanë rënë dakord për një kalim në Lajpcig duke injoruar edhe skuadra si Liverpuli. Madje, klubi anglez duket gati për ta paguar menjëherë klauzolën, por vetë Rashica nuk kërkon të nxitojë për të kaluar menjëherë te të kuqtë.nagelsmann

Lajpcigu do të ishte kështu një trampolinë e mirë për të shkuar në të ardhmen te gjigandët anglezë. Në këtë sezon, kosovari ka qenë një nga lojtarët më të mirë për skuadrën bardhejeshile duke shënuar ndaj skuadrave si Bajerni i Mynihut në “Allianz Arena” apo Dortmundi. Gjithsesi, e ardhmja e tij pritet të jetë e mbushur me aventura të mëdha në arenën e futbollit ndërkombëtar.

Related posts

“SHUMË KLUBE MË DONIN”/ Ishte një nga më të kërkuarit në merkato, Szobozolai zbulon arsyen pse zgjodhi Leipzig

Delo.autor

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA ICARDI” VAZHDON/ Marotta nuk duron: Mjaft më me gjithë…

Delo.autor

FITORJA ME “MANITA” NË DERBI/ Ja premio e presidentit Halili për lojtarët e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment