Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ishte një nga 5 shtetet ku luhej futboll, koronavirusi gjunjëzon një tjetër kampionat!

Coronavirusi ka gjunjëzuar një tjetër kampionat futbolli. Deri ditën e sotme ishin 5 shtete ku akoma luhej futboll: Taivani, Nicaragua, Turkmenistani, Taxhikistani dhe Bjellorusia.

Duke nisur që nga nesër do të kemi një ndryshim, pasi do të mbetet “në këmbë” vetëm 4 kampionate, sepse Taxhikistani do të pezullohet të paktën deri në 10 maj.

Nëpërmjet një deklarate për shty, federata e Taxhikistanit u shpreh se kampionati do të pezullohet të paktën deri në 10 maj për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Në rast se situata përmirësohet atëherë gjithçka do të rinisë pas datës 10 maj.

Related posts

Besnik Hasi si “plan B”, arsyet për të drejtuar Kombëtaren

Sadik.Autor

JEP 12.5 MILIONË EURO/ Titullari i Realit shpëton ish-ekipin nga falimenti

Delo.autor

NUK E DINIM/ ”SHQIPONJA” Khabib ndjek këtë SHQIPTAR të famshëm në INSTAGRAM (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment