Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Kaloi makthin e pandemisë, rinis futbolli në vendin aziatik!

Futbolli ka ndaluar prej kohësh për shkak të pandemisë botërore Covid-19, që kur infeksioni “udhëtoi” nga Kina dhe nisi të zgjeronte rrezen e tij në të gjithë Europën dhe Botën. Nga ai moment deri ditën e sotme, më shumë se gjysma e popullësisë globale u vetëizolua dhe topi “u zhduk”…

Të paktën në 99.99% të kampionateve, me tre përjashtime! Por, tani që vala e pandemisë është zbutur dhe jo pak, jeta pritet të rifillojë si normalisht, me kujdes natyrisht. Ashtu si edhe futbolli pritet të rinisë pas një ndërprerje që është verifikur vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tani, pak nga pak futbolli rinis të kthehet, mes stërvitjeve dhe kampionateve që janë projektuar të rifillojnë. Në Korenë e Jugut, sakaq, lajmi i fundit është që kanë nisur ndeshjet miqësore mes ekipeve, për të rifituar formën futbollistët dhe për t’u përgatitur që të nisin sezonin, i cili duhet të niste në shkurt, por që epidemia shtyu gjithçka.

Pikërisht këto ditë, numri i vogël i të prekurve me Covid-19 ka bërë që edhe të vijë kjo dritë jeshile për futbollin, edhe pse natyrisht ende nuk dihet data fikse kur do të hapet zyrtarisht kampionati. Ndeshje me dyer të mbyllura, miqësore testuese dhe stërvitje. Koreja e Jugut rinis gjithçka, ashtu edhe sportet e tjera në këtë vend.

Në total janë 10 683 raste me koronavirus në Kore të Jugut, ku kanë vdekur 237 persona.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS/ Ylli Grealish u ble nga Manchester City falë një këshille të De Bruyne

Delo.autor

RUSI 2018/ Mesfushori i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

NGA FESTA NË AKSIDENT/ Shkatërrohet automjeti që po udhëtonte futbollisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment