Futboll Seria A Sport

FRIKA NGA KRITIKAT DHE IDEJA PËR TË LËNË FUTBOLLIN PARA KOHE/ Higuain: Juventus më përzuri…

Nga frika e kritikave, te fakti që paratë nuk të bëjnë të lumtur, te ndërhyrja e nënës së tij për të mos e lejuar të lërë futbollin në vitin 2014, e deri te kalimi te Milani, sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain u rrëfye në një intervistë për “Marca”-n.

Kritikat- Gjithnjë pendohem për faktin që mbyllesha në vetvete dhe qëndroja në shtëpi, në vend se të dilja, e gjitha kjo nga frika se çfarë do të thonë për mua. Ka njerëz që kanë bërë gjëra të këqija dhe dalin në rrugë pa frikë. Përse ne futbollistët, që nuk kemi vrarë njeri, i bëjmë gjërat mirë dhe jemi thjesht sportistë nuk mund të dalim të qetë?

Arritja Ronaldos- Me arritjen e Ronaldos, ata bënë një hap cilësor dhe më thanë që nuk mund të qëndroja por duhet të gjenin një zgjidhje. Nuk kërkova të ikja, por ata më përzunë.

Demiral-Higuain

Paratë- Njerëzit flasin për paratë që fitojmë, ama shokët nuk mund të blihen. Kam kaluar krishtlindjet me njerëz përherë të ndryshëm për 14 vite. Doja të shikoja mamanë dhe asaj i duhej të bënte 15 orë fluturim. Sigurisht që e paguaj biletën, por nuk është 10 minuta larg. Njerëzit na gjykojnë vetëm për atë që bëjmë në fushë, ndërsa të tjerat nuk i marrin në konsideratë.

skysports-gonzalo-higuain-ac-milan_4541720

Largimi- Doja të lija futbollin, pas finales së 2014 në Kupën e Botës, mirëpo mamaja më tha që jo. Nëse do të ishte për mua, do e kisha lënë. E dashuroj futbollin, ama dashuroj mamanë më shum. Më ka thënë që nuk të jap leje ta lësh futbollin për mua.

Related posts

PËRFORCIME NË JANAR/ Sevilla i gjen sulmues “Kuqezinjve”

Delo.autor

Milan – Arsenal, rezultat shokues pas pjesës së parë

Q.Autor

TOTTENHAM-AJAX/ Lojtari gjakoset gjatë përplasjes së fortë, kërkon zëvendësim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment