Futboll Premier League Sport

PRESIONI I TRAJNERIT SPANJOLL/ ​Guardiola: Liverpooli dhe rivalët e tjerë na ndihmojnë në luftën për titull

Trajneri i Manchester Cityt, Pepe Guardiola, beson se skuadrës së tij do t’i ndihmonte presioni nga rivalët e tjerë për titullin e Premierligës, në mënyrë që ata të punojnë edhe më shumë për t’u bërë përsëri kampionë të Anglisë.

Fitorja me rezultat 3-0 kundër Watfordit të shtunën bën që skuadra e Jurgen Kloppit të mbetet vetëm dy pikë larg liderëve, Manchester Cityt, përkundër që skuadra e Guardiolës është e pamposhtur në 13 ndeshjet deri më tani.

Udhëtimi në Londër, për ndeshjen kundër West Hamit ia kujtoi Guardiolën kohës kur ai ishte trajner i Barcelonës dhe i kishte arritur 99 pikë me katalonasit, duke e lënë prapa Real Madridin me 96 pikë, në sezonin 2009/2010 të La Ligës.

“Për ta mbajtur këtë nivel… ne i arritëm 99 pikë sepse e kishim dikë prapa që na bënte presion. E dinim se nëse do të humbnim pikë, Real Madridi do ta fitonte titullin”, ka thënë Guardiola.

Por, Guardiola beson se ai tani është duke u përballur me të njëjtën luftë këtë sezon të Premierligës.

“Lojtarët e mi e dinë. Unë nuk ua kam thënë, por ata e dinë se sa e fortë është skuadra e Liverpoolit. Ata e dinë se nuk mund të humbasim pikë sepse nëse e bëjmë këtë gjë, Liverpooli do ta fitojë ligën.

“Unë mund të them se Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami janë në të njëjtën situatë për momentin. Edhe Arsenali gjithashtu. Për të garuar, të nevojitën kundërshtarë të mirë afër dhe këtë sezon ne i kemi kundërshtarët e tillë, edhe këtu edhe në Evropë”.

Related posts

LIVE/ Portugal-Switzerland, Ronaldo dyfishon epërsinë për portugezët

Delo.autor

LIVERPOOL-PORTO/ Klopp synon të marrë kontrollin e ndeshjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Chelsea kalon në epërsi, shënon golin Ruben Loftus-Cheek (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment