Futboll Seria A Sport

RIKTEHET TË FLASË PAS SHUMË VITESH PËR MILANIN/ Menez: Më kanë thënë që isha aq i fortë sa Kaka, ja kush ishte gabimi im!

Jeremy Menez është rikthyer të flasë pas shumë vitesh për Milanin, klub në të cilin kaloi 2 vite. Verën e vitit 2014, francezi erdhi nga PSG me parametra zero.

32-vjeçari pati paraqitje fantastike në sezonin e parë, teksa shënoi 16 gola në 33 ndeshje. Në atë kohë, Menez shprehet se i kanë thënë që ishte i fortë po aq sa Ricardo Kaka, por ai pranon se ka gabuar që nuk ka punuar sa duhej.

“Mund të bëja më shumë dhe më mirë te Milani, por nuk punova aq sa duhet. Mendoj se talenti im ishte i mjaftueshëm. Në stërvitje, të gjithë më thonin se jam i fort po aq sa Kaka. Presion? Nuk mendoj se kishte të bënte me presionin, nuk më ka bërë përshtypje ndonjëherë.”

Related posts

Leicester transferon portugezin e Porto-s për 25 milionë euro

Sadik.Autor

TITULLAR DHE VENDIMTAR TE VENEZIA/ Vrioni: Kemi luajtur si skuadër e madhe

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Kanë arritur marrëveshjet me Dinamon, ja futbollistët që pritet të firmosin…

Delo.autor

Leave a Comment