Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ “Gardiani” Donnarumma e ka ndarë mendjen për të ardhmen

Xhanluixhi Donaruma i ka idetë e qarta mbi atë që ka dëshirë të bëjë. Vërtet kontrata e tij skadon vitin tjetër, pra në qershor 2021, por në anën tjetër portieri kurrë nuk ka shprehur dëshirën të largohet. Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, duhet të takohet me të dhe menaxherin Raiola për t’i ilustruar projektet, ambiciet dhe sidomos rinovimin e kontratës.donaruma

21-vjeçari nuk e ka fshehur kurrë që është i lumtur te “Djalli”, jeton mirë në Milano dhe sidomos i ka në zemër kuqezinjtë.

Një kontratë e re me një rrogë të përmirësuar përtej 6 milionë eurove aktuale do të ishte e përsosur për të qëndruar për të paktën pesë sezone të tjera. Në këto rrethana, i takon klubit të bëjë hapin e radhës, ndryshe do të merret në konsideratë shitja, që mund të sjellë 50 milionë euro në arka.

Admiruesit e numrit 99 kuqezi nuk mungojnë, e në fakt, teksa Juventusi vazhdon të qëndrojë në hije, në garë për Xhixhon janë Reali i Madridit, PSG dhe Çelsi, që mësohet se është gati të sakrifikojë Kepën (portieri aktual) vetëm për të siguruar Donarumën.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, Nuk ndalen “Blutë e Londrës” falë Giroud

Delo.autor

Milan-Crotone/ Mbyllet barazim pjesa e parë, por shihni statistikat e çmendura të kuqezinjve (FOTO)

Q.Autor

PËRJASHTIMI NGA EUROPA LEAGUE/ Vjen reagimi i klubit rus: Vendim i pritshëm, jemi të detyruar…

Delo.autor

Leave a Comment