Futboll Seria A Sport

“KAM KALUAR SHUMË TRAJNERË”/ Rrëfehet mbrojtësi i Milanit: Askush si Stefano Pioli, ju tregoj përse!

Stefano Pioli duket se ka fituar zemrën e lojtarëve të tij te Milani dhe i fundit që shprehet me lëvdata për teknikun është Simon Kjaer.

Danezi ka shumë pak muaj në Milano, por kaq kanë mjaftuar që ai të thotë se asnjë trajner nuk e ka bërë të ndihet ashtu si Stefano Pioli.

“Gjetja e një trajneri si Pioli ishte fati im. Mori më të mirën time dhe më vendosi menjëherë titullar. Më ka folur që në fillim kur u afrova në ekip. Më pyeti se çfarë më pëlqente dhe më pas më dha disa këshilla që lidheshin me mënyrën se si ai i shihte gjërat. Kam qenë në shumë ekipe në karrierën time dhe kam kaluar shumë trajnerë, po më duhet të pranoj që askush nuk më ka bërë të ndihem kaq rehat në një ekip. Askush si Pioli”,përfundon Kjaer.

Related posts

Stefan Radu do largimin, Lazio i ofron rinovimin mbrojtësit Rumun

Isa.Autor

CONTE TEK MILAN/ Presidenti SCARONI qartëson situatën me një telefonatë

Isa.Autor

Real Madrid fiton dhe bind edhe pa Ronaldo-n

Sadik.Autor

Leave a Comment