Futboll Seria A Sport

FUNDJAVË MAGJIKE/ Barela çmend Europën, “gol” edhe jashtë fushe

Çdo tifoz futbolli ëndërron të ketë në skuadër një lojtar që vrapon sa për tre, nuk tërhiqet asnjëherë prapa, mbron, rikuperon, riniset, shërben asiste dhe shënon gola. Interi e ka. Quhet Nikolo Barela dhe me shumë mundësi është mesfushori më i mirë italian dhe mes elitës europiane.

Gjithçka përmblidhet në një frazë historike ku trajneri i kombëtares “axurre” Roberto Mançini, meritat e të cilit nuk janë megjithatë asnjëherë në diskutim, ka pasur fatin të gjejë një mesfushë ekstra luksi, të kompletuar nga të rinj të tjerë si Lokateli dhe Verrati, Tonali dhe Kastrovili, por edhe Sensi e Zaniolo, edhe pse këta dy të fundit të ndalur nga dëmtimet.

ÇFARË SHIFRASH — Barela u “diplomua” përfundimisht në ndeshjen më të rëndësishme. Kundër atij Juventusi që kishte dominuar shpesh kundërshtarët edhe në nivel fizik, Interi fitoi ndeshjen në repartin kyç. Bravo për Vidalin dhe metronomin gjithmonë në lëvizje Brozoviç, por Nikolo u tregua monumental për vazhdimësi, intensitet dhe sens inkursioni.

 

Fillimisht shërbeu një asist milimetrik duke “ndezur” më në fund Vidalin, më pas vulosi fitoren me një eurogol (meritë edhe e harkimit nga 61 metra të Bastonit). Tani është në kuotën 5 asiste dhe 2 gola, pra përpara fundit të fazës së parë ka kaluar shifrat e gjithë kampionatit të kaluar (1 gol, 4 asiste). Barela ndër të tjera është i vetmi mesfushor qendror i lindur pas 1 janarit 1997 që numëron 10 gola në Serinë A.

“MR. KOMPAKTI” — Është rritur në çdo aspekt. Edhe në menaxhimin e momenteve dhe leximit të ndeshjeve. Përfshi aftësinë për të limituar faullet e tepërta dhe protestat që në të kaluarën e bënin të flirtonte shpesh me kartonët. Prototip i futbollistit ideal edhe për Konten (intensiv dhe vendimtar) bën të mendohet gjithmonë e më shpesh për Tardelin, por edhe guximin e Bertit dhe shpërthimet e Mateusit. Nga ky i fundit, me atë gol me të djathtën poshtë traversës, kujtoi edhe goditjen.

ME MENDJEN NË VEND — Rritjen e Barelës e ka ndihmuar edhe qetësia familjare. Matilde, në orët e para të ditës së djeshme, është vajza e tretë që i ka dhuruar Federika, partnerja e një jete me disa vite mbi Nikolonë. Person që nuk rrezikon të humbasë kontrollin. “Nuk më interesojnë ‘Ferrari’-t apo superpapafingot – tregonte në një intervistë për “Sportweek”. – Plotësoj tekat e mia por luaj futboll për ambicie, jo për makinat e bukura”.

Related posts

“MBRETI I GAFAVE”/ LIVERPOOLI e largoi nga skuadra, KARIUS gabon edhe në…(VIDEO)

Isa.Autor

FAZA PËRGATITORE/ “Dhimbje koke” për trajnerin Shehi, humb stërvitjen titullari i Tiranës…

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA në Gjermani, futbollisti i KAFSHON hundën kundërshtarit

Isa.Autor

Leave a Comment