Futboll Sport

Nga ferri në parajsë, më i miri i ‘France 2016’ do ta shikojë Botërorin nga TV

Mesfushori Renato Sanches nuk është thirrur në skuadrën e Portugalisë për Kupën e Botës, pasi Cristiano Ronaldo udhëheq fituesit e “Euro 2016” në Rusi. Ylli i Bayern Munchen në huazim në Swansea nuk është emëruar në skuadrën paraprake të Fernando Santos pas sezonit të tij të tmerrshëm. Sanches, 20 vjeç, ishte një udhëheqës në suksesin mahnitës të Portugalisë në vitin 2016 në Francë, por që nga ajo kohë ka qenë në rënie të lirë. Ish-ylli i Benfica u emërua lojtar i ri më i mirë i Kampionatit Evropian dy vite më parë, përpara se të lëvizte menjëherë në Bayern. Megjithatë, Sanches pati një sezon të mjerë në Uellsin e jugut në 2017-18 dhe do të kthehet në Gjermani me ‘bisht ndër shalë’. Pas një sezoni tronditës, i riu nuk është bërë pjesë as e skuadrës paraprake me 35 lojtarë që janë thirrur nga trajneri portugez.

Ronaldo udhëheq portugezët në Rusi, sëbashku me ish-shokun e ekipit të Manchester United, Nani. Yjet e Premier League si: Cedric Soares, Adrien Silva, Joao Mario dhe Ruben Neves janë pjesë e skuadrës. Sanches nuk ka qenë i pranishëm edhe për Swansea që nga janari, pasi filloi të mësohet me jetën në Angli. Djali portugez dështoi të regjistrojë një gol të vetëm ose të jepte një asist gjithë sezonin 2017-2018, që është për t’u harruar. Në Grupin B me Spanjën, Marokun dhe Iranin, Portugalia njoftoi në FIFA një grup të zgjeruar prej 35 lojtarësh. Një përzgjedhje e parë që do të finalizohet të enjten e ardhshme, kur Fernando Santos do të zbulojë emrat e 23 futbollistëve me fat që do të zgjidhen për të udhëtuar në Rusi për Kupën e Botës.

Lista me 35 futbollistë:

Portierë: Anthony Lopes (Lyon / FRA), Beto (Goztepe / TUR), Rui Patrício (Sporting / POR)

Mbrojtës: Antunes (Getafe / ESP), Bruno Alves (Rangers / ECO), Cédric Soares (Southampton / ANG), João Cancelo (Inter / ITA), José Fonte (Dalian Yifang / CHI), Luís Neto (Fenerbahçe / TUR), Mário Rui (Naples / ITA), Nélson Semedo (Barcelona FC / ESP), Pepe (Besiktas / TUR), Raphael Guerreiro (Dortmund / ALL), Ricardo Pereira (Porto FC / POR), Rolando (Marseille / FRA), Rúben Dias (Benfica / POR)

Mesfushorë: Adrien Silva (Leicester / ANG), André Gomes (FC Barcelona / ESP), Bruno Fernandes (Sporting / POR), João Mário (Ëest Ham / ANG), João Moutinho (Monaco / FRA), Manuel Fernandes (Lokomotiv / RUS ), Rúben Neves (Ëolverhampton / ANG), Sérgio Oliveira (Porto FC / POR), Ëilliam Carvalho (Sporting / POR)

Sulmues: André Silva (AC Milan / ITA), Bernardo Silva (Manchester City / ANG), Cristiano Ronaldo (Real Madrid / ESP), Eder (Lokomotiv / RUS), Gelson Martins (Sporting / POR), Gonçalo Guedes (Valencia / ESP ), Nani (Lazio / ITA), Paulinho (SC Braga / POR), Ricardo Quaresma (Besiktas / TUR), Ronny Lopes (Monaco / FRA).

Related posts

NUK HEQ DORË NGA SUGJERIMET E TIJ/ Wenger: Rreziku është të përmirësoj futbollin dhe…

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Spanjë-Francë. Rezultati 1-2

Delo.autor

Asistoi me thembër, mediat italiane e cilësojnë “gjeni” Frederik Veselin (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment