Futboll Sport

KOREJA E JUGUT RIHAP FUTBOLLIN/ Kapiteni i klubit më prestigjoz: E kemi të ndaluar të flasim!

Tani është zyrtare: më 8 maj do të nisë K League 1, kampionati i futbollit në Korenë e Jugut. Një kompeticion që duhet të kishte nisur në datën 29 shkurt, por që për shkak të epidemisë që goditi thuajse gjithë botën pati një shtyrje të detyruar.

Qeveria koreanojugore, tani që pandemia është frenuar disi në këtë shtet, ka dhënë “dritë jeshile” për stërvitjet dhe sezonin. Megjithatë, udhëzimet dhe rregullat do të jenë të hekurta.

Kapiteni i Football Club Seoul, klubi më i titulluar në vend, ka shpjeguar dhe se cilat janë këto rregulla kurioze. Mesfushori spanjoll Osmar Ibanez ka rrëfyer për “Tuttomercatoweb” se “periudhën e karantinës e kaluam në Seul dhe jam i lumtur që familja ime dhe unë nuk pati asnjë problem. Këtu masat u morën me shpejtësi dhe nuk na kufizuan liri-daljen si në vendet e tjera, ndaj nuk ishte goditje e fortë psikologjike. Sakaq, kemi rinisur stërvitjet dhe se shpejti do të luhen ndeshjet”.

“Pikësëpari nuk do të mund të shtrëngojmë duart e kundërshtarit, ndërsa më interesantja është se në fushë nuk duhet të flasim, si me shokët e ekipit, ashtu edhe me trajnerin, në distanca të afërta”.

Po nëse një futbollist rezulton pozitiv? “Izolohet ai dhe ekipi i tij! Ndeshjet do t’I rikuperojnë më vonë…”.

Related posts

Atletico paralajmëron: Simeone është “i paprekshëm”!

Q.Autor

NGA BOTËRORI 2006 TEK LAMTUMIRA/ Totti zbulon sekretet e karrierës: Dy herë isha pranë këtij klubi italian

Delo.autor

“45 MINUTA LARG VDEKJES”/ Si bashkëshortja i SHPËTOI jetën futbollistit të Premier Ligës (FOTO)

F.autor

Leave a Comment