Futboll Seria A Sport

ZBULON SEKRETET E KARRIERËS/ Recoba: Isha pranë Juves, Moratti më mohoi Barcelonën

Një tjetër Instagram i drejtpërdrejtë për Alvaro Recoba, i cili zbulon se ishte afër kalimit te Juventusi. Përveç Interit, në fakt, edhe klubi bardhezi paska qenë interesuar për “Chino”, kur ai akoma luante me Nacional: “Agjenti im më tregoi për dy mundësi: Interi dhe Juventusi. Unë isha mjaft i ri, vetëm 20 vjeç, ndaj nuk e dija se ku po shkoja. Futbollisti bën një karrierë të caktuar, por unë nuk e dija se do të shkoja aq larg. Nëse do të më kishin thënë se do të bëja këtë karrierë tek Interi për shumë vite, kurrë nuk do ta imagjinoja. Në fakt, ajo shkoi më mirë sesa e imagjinoja në 4 vite”.

Vetëm Juventusi sjell në mendjen e Recoba një nga zhgënjimet më të hidhura të aventurës së tij në Itali: 5 maji 2002: “Kishte njëmijë thashetheme, si ato para ndeshjes. Të tjerët kishin arritur rezultate në favor të dikujt dhe gjëra të tjera. Ne shkuam në Romë, bardhezinjtë luftuan për Europën. Filluam shkëlqyeshëm, shënuam dhe po luanim mirë.

Pastaj rezultati u ngushtua në 2-1, mund të kishim bërë më shumë. Gjatë lojës bëmë një gabim dhe u barazuam 2-2. Ne po luanim titullin e Serie A. Faji i Gresko? Jo, është faji i secilit prej nesh, që ishim në fushë. Asnjëherë nuk është faji i dikujt. Disavantazhi 3-2 ishte një goditje e fortë. Aty kuptuam që nuk ishte e lehtë, më pas përfundoi 4-2”.

Më në fund, “Chino” zbulon se ka qenë afër një klubi tjetër të rangut të lartë europian. Në atë rast, megjithatë, presidenti Moratti ia bllokoi rrugën e largimit: “Në vitin 2001, më duket, unë mund të shkoja te Barcelona. Moratti ishte shumë afër presidentit të skuadrës katalanase, por menjëherë tha jo, pas dy sekondash”.

Related posts

HOLANDË-NORVEGJI/ Van Dijk: Dëmtimi i trajnerit nuk është se na ka penguar në përgatitjet tona

Delo.autor

SIMULIM ALLA NEYMAR/ Futbollisti algjerian “pushton” rrjetin, ja episodi i turpshëm (VIDEO)

Delo.autor

NË MADRID NDODH “ÇMENDURIA”/ Tifozi e shet biletën e finales së Championsit për…

Delo.autor

Leave a Comment