Futboll La Liga Sport

20 OPERACIONE TË MËDHA/ Duart që lëvizin fijet e merkatos, Real Madrid është gati për “zjarr”

Askush nuk i ka letra më të mira për merkaton sesa Real Madridi. Klubi i bardhë pritet të jetë aktiv në transferimet e verës, kryesisht për shkak të dy faktorëve: mundësive ekonomike dhe numrit të lojtarëve në kontratë. Ky i fundit, edhe pse mund të jetë problem, kur bëhet fjalë për ekulibrat e skuadrës, është gjithashtu një avantazh, sepse pak klube do të kenë aq shumë oferta në vitrinë, në një merkato të dënuar nga “Coronavirus”.

Real Madridi ka 36 lojtarë në listë, me kontrata aktuale për 20-21 prej tyre. Kjo do të thotë se pritet një merkato me shumë lëvizje. Nga zyrat e Valdebebas, rreth 15 shitje, ose transferime, do të duhet të negociohen, gjë që e vendos klubin në një pozicion të privilegjuar. Janë lojtarë të nivelit shumë të lartë, të disponueshëm për t’u negociuar në operacione të dyanshme. Në total, të bardhët do të përfshihen në rreth 20 operacione tregu.

Në vitrinën e “Los Blancos” janë James, Bale, Brahim apo Mariano. Po citojmë së pari këto të katër, që Zidane i ka aktivizuar më së paku në këtë sezon, për të kaluar te të huazuarit si Ashraf, Ceballos, Reguilón, Oscar, Vallejo, Mayoral dhe Kubo. Lojtarët e Real Madridit janë më të vlefshmit, sipas “transferermarkt”, përfshirë Odegaard, i cili i jep klubit forcë për negociata hipotetike. Achraf, Ceballos dhe madje Reguilón janë potencialisht interesantë për klubet më të rëndësishme në botë, ku Real Madridi do të dëshirojë “t’i punësojë” sezonin e ardhshëm.

Ka edhe lojtarë, cikli i të cilëve në Madrid po prek fundin. Askush më i qartë për këtë se Marcelo nuk është, i cili ka interesin e fortë të Juventusit, megjithëse Zidane nuk pranon ta hedhë në rrugë, pavarësisht presionit të Mendy. Të tjerët janë të huazuar, si Reinier. Në mënyrë të ngjashme, nën efektin domino të tregut, spastrimet nga Real Madridi mund të çojnë në lëvizje në kahun tjetër, edhe pse jo drejtpërdrejt. Edhe pse po përballemi me një treg të zhvlerësuar, Real Madridi mund të afrojë të rinj të talentuar dhe me të ardhme, disa lojtarë me vlera të larta ndërkombëtare në treg.

Në këtë rast ndihmon shëndeti ekonomik i klubit nga dy këndvështrime. Tashmë është raportuar se Real Madridi ka para të mjaftueshme për të përballuar operacione me kosto të lartë, duke “mbytur” rivalitetin e Barçës apo Atlético Madridit në merkato. Me financat në rregull, Perez është në gjendje të bëjë ç’të dojë në treg, të marrë lojtarët e nivelit më të lartë.

Ulja me 10% e pagave të grupit aktual e ka ndihmuar Real Madridin. Çmimi i transferimeve në futboll, sipas ekspertëve, do të bjerë. Lojtarët që më parë tejkalonin 100 milionët në merkato, tashmë do të kushtojnë gati gjysmën e kësaj shume. Në listën e dëshirave janë Haaland, Camavinga, Pogba… Ndërkohë, Mbappé është një vit larg si projeksion.

Logjikisht, pasi të përfundojë sezoni (nëse rifillon aktiviteti), do të nisë puna për formimin e skuadrës së vitit të ardhshëm. Në çdo rast, diçka është e qartë në “Shtëpinë e Bardhë”: duhet pritur momenti, sepse në këtë lojë “pokeri”, lëvizja e parë do të shënojë fytyrën e atyre që vijnë më vonë. Real Madridi nuk dëshiron të nxitojë, as të paguajë mbi atë që ofron tregu, por është gati për “zjarr”. Sidoqoftë, të gjithë në Europë e dinë që duart e Realit janë ato që do të lëvizin fijet në merkaton e radhës.

Related posts

Real Madridi kërkon GOLA/ Eden Hazard garanton më shumë se Isco-Asensio

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Gafë e pabesueshme nga Jota, Odegaard realizon një “MAGJI” ndaj Burnley nga… (VIDEO)

Delo.autor

Vuajnë për gola/ Tifozët e REALIT e zbulojnë shkakun në stadium, nuk duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment