Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK KA FRIKË NGA KORONAVIRUSI/ Tirana, skuadra rekordmene që i fton të gjithë në duel

Të shpallesh kampion është një gjë, por të jesh kampion në ADN është gjë tjetër. E tillë është Tirana. Edhe pse është skuadra me meritë dhe thellë kryeson kampionatin, e cila mund të humbasë më shumë nga situata e Koronavirusit, është gati për luftë. Ajo nuk pyet që nëse rifillon kampionati, ka çfarë të humbasë, ndërsa të tjerët vetëm të fitojnë. Sërish ajo tregohet emblema e futbollit shqiptar.

Një lokomotivë, një superfuqi, që nuk tutet edhe para faktit që mund të rrezikojë gjithçka nëse rikthehet futbolli i luajtur. Themi kështu, sepse me planin për një rinisje të futbollit, e vetmja skuadër që do të thoshte “jo”, duhet të ishte Tirana. Është nëntë pikë larg kreut.

Gjatë këtyre javëve në qershor mund të humbasë mbi 200 mijë euro nga financat e saj. Është skuadra që dëmtohet më shumë nga mosqenësia e tifozëve në stadium, pasi këtë vit ka patur mesataren më të lartë të shikuesve dhe sërish është gati për duel. Nuk është tërhequr asnjë sekondë pas.

tirana

Nga presidenti, deri te lojtari më i ri, të gjithë janë në një mendje. Duan që kampionati të mbyllet në fushën e lojës. Asnjë nuk e çan kokën për shëndetin, edhe pse mund ta kërkojnë një gjë të tillë. Nuk pyet për rreziqet në rinisjen e sezonit, por është gati që t’ua mbyllë gojën të gjithëve, duke e rivendosur titullin në tavolinë e duke u thënë ndjekësve në renditje: “Ja ku jam. Ja ku është edhe titulli, ejani e merreni”.

tIRANA FESTA

Në shekujt e kaluar, bardheblutë do të kishin marrë titullin e kavalierëve, që duelonin për nderin e tyre, në duelet e famshme në rrethinat e Parisit. Gjithsesi, sot janë ata kavalierët e futbollit, që janë të gatshëm të duelojnë paçka se nuk kanë asnjë interes, dëshirë apo janë të cenuar. Thjesht, janë Tirana dhe gjithçka duan ta fitojnë në fushën e lojës.

Related posts

Ter Stegen: Goli i Florenzi-t më bëri më të fortë

Sadik.Autor

SKANDAL/ Arrestohet në Korsika Conor McGregor, akuzohet për ngacmim seksual

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish-drejtuesi i lartë zbulon kushtet e Barcelonës për rikthimin e Neymar

Delo.autor

Leave a Comment