Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Mourinho dhe tre të besuarit e tij shkaktojnë polemika, stërviten duke thyer rregullat e distancimit (VIDEO)

Anglia është në pikun e luftës ndaj koronavirusit, ndaj edhe qytetarëve iu është kërkuar më shumë se kurrë të zbatojnë rregullat për të mos u infektuar apo për të mos përhapur COVID-19.

Ky rregull vlen edhe për klubet e futbollit, të cilat në këto moment i kanë të ndaluara grumbullimet për stërvitje. Por, kundër rrymës ka dalë “Special One”, Hoze Murinjo.

Tekniku portugez së bashku me tre futbollistë të Totenhemit, Sançez, Sesenjon dhe Ndombele kanë provuar të stërviten në park.

Futbollistët dhe trajneri portugez nuk e kanë çuar nëpër mend të zbatojnë rregullat, pasi gjatë mini stërvitjes nuk është zbatuar distanca e sigurisë, ndërsa Sesenjo dhe Sançez kanë vrapuar normalisht krah njëri-tjetrit.

Sikur të ms mjaftonte kjo, mediat angleze pretendojnë se klubi i Totenhemit ishte kundër vendimit për të bërë stërvitje, ndaj Murinjo ka grumbulluar tre të besuarit e tij në Londrën veriore.

VIDEO

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Lojtari i Juventus transferohet për 50 milionë euro në Premier tek…

Delo.autor

Pas kualifikimit në Champons League, Inter rrezikon të mbetet “duar bosh”

Sadik.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK PARTIZANI/ Titullari në dyshim për ndeshjen me Luftëtarin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment