Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Mourinho me mendim ndryshe nga të tjerët: Me kamera, stadiumi nuk do të jetë kurrë bosh!

Jose Mourinho nuk është etiketuar më kot “Special One”, pasi është vërtet i veçantë. Ndryshe nga çfarë kanë thënë shumica e trajnerëve dhe lojtarëve së fundmi, që shprehen se futbolli me dyer të mbyllura nuk ka kuptim, portugezi ka një tjetër mendim.

Ai ka folur së fundmi për “Sky Sport”, duke u shprehur se futbolli me dyer të mbyllura nuk mund të quhet i tillë, sepse në ditët e sotme ka kamera dhe miliona njerëz i shohin ndeshjet.

“Nëse luajmë futboll me dyer të mbyllura, unë mendoj se futbolli nuk është kurrë me dyer të mbyllura dhe pa tifozë. Me kamera, kjo do të thotë se miliona e miliona njerëz po na shikojnë. Pra, nëse një ditë ecim dhe luajmë në një stadium bosh, në të vërtetë ai nuk do të jetë bosh”, përfundon Mourinho.

Related posts

Te drejtat televizive, 2.4 mln paund të ardhura në “Premier League”. United fiton më shumë se City

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN E PABESUESHME/ Lovren: Ja çfarë bëri Brozovic para finales së Kupës së Botës

Delo.autor

TË FIKSUAR PAS ALVARES/ Barça i bën “dalje” Lewa-s, por duhet 80 mln euro

F.autor

Leave a Comment