Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Nga përballja me Napolin e Maradonës në kategorinë e gjashtë, janë pasojat e Covid-19

Ndalja e kampionateve për shkak të Coronavirus po shkakton dëme të mëdha ekonomike për klube të ndryshme, veçanërisht në kategoritë e ulëta, në të gjithë Europën. Disa klube janë duke u përpjekur të mbrojnë veten e tyre për të shmangur falimentimin.

Një vendim i veçantë dhe kurioz ishte pa dyshim ai i Wettingen, një ekip i qytetit me të njëjtin emër, i cili ndodhet në pjesën veriore të Zvicrës, në Kantonin e Aargau. Siç është raportuar nga RSI, klubi në fjalë ka vendosur të tërhiqet nga Liga e 2-të Interregionale, ose liga e pestë zvicerane.

Presidenti Pierluigi Ghitti tha se kriza po e ul klubin në gjunjë dhe mungesa e të ardhurave e ka bërë këtë zgjedhje të detyrueshme. Një zgjedhje e hidhur, duke pasur parasysh që klubi ishte i dyti në renditje, në kohën e ndalesës së futbollit nga pandemia.

Emri i Wettingen nuk është i ri për Italinë. Në sezonin 1989-1990, ai u përball me Napolin e Maradonës, në 1/16 finale të Kupës UEFA, duke humbur 2-1 kthimin, pas barazimit të ndeshjes së pare, 0-0. Pastaj, skuadra u rrëzua në ligat e ulëta. Dhe kur futbolli të fillojë përsëri, do të jetë në kategorinë e gjashtë. Me vendim të pavarur, detyruar nga Covid-19.

Related posts

BALOTELLI SHAN SHQIP/ Shikoni çfarë katranos sulmuesi italian (VIDEO)

Delo.autor

“ELBASAN ARENA” SHPËTIM/ Gjysma e skuadrave të Kategorisë Superiore do ta përdorë si shtëpi

Delo.autor

I MAGJEPSUR NGA BLERJA E RE/ Trajneri Pioli: Është një lojtar shumë cilësor, do të na japë një ndihmë të madhe

Delo.autor

Leave a Comment