Futboll Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI PREK FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Konfirmohen nga presidenti Duka 3 raste pozitive, ja emrat

Koronavirusi ka paralizuar shumicën e shteteve, ku regjistrohet një numër i madh të prekurish, por edhe viktimash.

Ky virus është futur edhe në botën e futbollit, ku regjistrohen disa raste të prekurish. Edhe në futbollin shqiptar, janë 3 raste të prekurish nga COVID-19, diçka që është pranuar nga vetë presidenti i FSHF Armand Duka.

Ky i fundit në një prononcim të dhënë për emisionin “Në Fokus”, të gazetarit, Netil Agalliu në “T TV”, është shprehur se janë 3 raste të prekurish nga bota e futbollit në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk pranoi t’i thotë, duke ditur se një nga ta ka qenë pjesëtari i FSHF-së, Florian Riza. Sipas Dukës dy nga këta të infektuar e kanë kaluar virusin, ndërsa një tjetër vazhdon të përballet me këtë virus.

duka

“Ne kemi krijuar një rrjet për të marrë informacione nga të gjithë, jo nga vetëm zyrtarët e futbollit, por edhe nga skuadrat. Nga informacionet që kemi, janë 3 raste që kanë rezultuar pozitivë, dy prej të cilëve e kanë kaluar virusin dhe tashmë janë negativë, ndërsa njëri po vazhdon të jetë i infektuar. Emrat? Një është Flori Riza dhe dy të tjerë që nuk ka rëndësi të them emrat. Janë nga bota e futbollit.”, u shpreh Duka.

Related posts

NUK NDALEN PROBLEMET/ Juventus ka gjetur buzëqeshjen në Champions, por lajmet e këqija vazhdojnë

Delo.autor

LAJM I FUNDIT/ Tronditet Skënderbeu, KAS lë në fuqi vendimin

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Ndërron jetë mundësi japonez pas lëndimit të tmerrshëm në ring

Delo.autor

Leave a Comment