Futbollistët, si çdo “VIP” tjetër, falë parave të shumta që fitojnë, bëjnë çmos për të patur një imazh sa më të kuruar. Kjo, jo vetëm në planin sportiv dhe njerëzor, por edhe të pamjes së jashtme. Sigurisht, pjesa e kokës ka më shumë rëndësi, me shqisat që ndodhet në të. Veshët e mëdhenj, dhëmbët e prishur e të shtrembër, hunda e thyer apo e shtypur nga një përplasje, apo e lindur ashtu, janë shqetësimet kryesore të sportistëve të ndryshëm, të cilët kanë gjetur prej kohësh zgjidhjen tek operacionet plastike. Më poshtë, përmes krahasimit me foto, mund të shihni se si janë transferuar 10 futbollistë nga bisturia e kirurgut plastik.


















