Futboll Premier League Sport

KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Manchester United piketon zëvendësin e Pogba në Spanjë…

Mesfushori i Atlético Madrid, Saul, i cili do të mbushë 26 vjeç në nëntor, është një nga lojtarët më të dëshiruar nga klubet angleze. Manchester United duket i vendosur për t’i siguruar shërbimet e lojtarit “rojiblanco”, klauzola e të cilit është 150 milionë euro. Burime pranë entitetit anglez sigurojnë se “Djajtë e Kuq” nuk do ta arrinin kurrë atë shifër, pasi është një shumë ekonomike disproporcionale.

Ata duken gati të paguajnë rreth 80 milionë euro, pak a shumë gjysmën e çmimit të klauzolës së tij. Saúl ka një kontratë me klubin e Madridit deri në qershor 2022 dhe është në bisedime me Atlético për të rinovuar. Nuk është koha më e mirë për këtë, madje situata duket mjaft e ndërlikuar nga kjo krizë e përgjithshme në futboll prej “Coronavirus”.

Manchester United nuk heq dorë nga Saúl, sepse kupton se Pogba mund të largohet. Mesfushori francez dëshiron të kalojë te Real Madridi, ose Juventus. Në “Old Trafford”, mendimi i përgjithshëm është se Saúl ndodhet në momentin më të mirë të karrierës së tij sportive.

Është në moshën ideale dhe do të përshtatej në mënyrë perfekte në futbollin anglez. Tek Atlético Madrid, ai është pjesë thelbësore e projektit të Simeone. Dëshmi e kësaj është se ai ka luajtur 37 nga 38 ndeshje të luajtura deri më tani, këtë sezon. Qoftë si mesfushor qendror apo krahu, Simeone e ka atë një nga lojtarët më të rregullt.

Related posts

MIGJEN BASHA FIRMOS NË AUSTRALI/ Te klubi i ri e shohin si lider

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Sainz: Nuk jam inferior ndaj askujt dhe nuk kam frikë askënd

Delo.autor

VIDEO/ Leicester City vazhdon udhëtimin për në çerekfinalet e FA Cup

Q.Autor

Leave a Comment