Futboll Sport

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Trajnerë me maska dhe izolim, ja si rikthehet futbolli

Pak nga pak duhen hedhur hapat drejt hapjes. Koronavirusi ka paralizuar futbollin, i cili do të nisë që të marrë jetë në javët e ardhshme dhe gjithçka do të nisë me stërvitjet. Federata italiane ka vendosur një protokoll strikt për rifillimin e stërvitjeve. Ajo e ka shpërndarë këtë protokoll,i cili është 40 faqe.

Në këtë mënyrë, ekipet do të zbatojnë me përpikmëri rregullat për të shmangur përhapjen e virusit. Por duhet të kenë kujdes, sepse gjithçka nis me pikën kryesore: Rreziku nuk ka mundësi që të jetë në pikën zero. Kjo do të vijë në mënyrë graduale dhe të vazhdueshme. Federata italiane dhe autoritetet do të takohen ditën e mërkurë për të vendosur rikthimin e kampiontatit.

RREZIKU NUK ZHDUKET

Dokumenti dëshiron që të ulë në masë të madhe rrezikun e përhapjes së virusit, por saktëson se në mungesë të vaksinës që”vret” virusin, rreziku zero i prekjes nuk ekziston. Autorizimi po bëhet vetëm për rinisjen e stërvitjeve, por ende nuk flitet për fillimin e ndeshjeve. Kjo gjë do të ndodhë me vendimin e qeverisë dhe jo me atë të mjekëve.

DEZINFEKTIMI I STRUKTURAVE

Përpara se skuadrat të nisin grumbullimet në qendrat e tyre, duhet që më parë këto struktura të jenë të gjitha të dezinfektuara. Aty do të qëndrojnë skuadrat, stafi teknik dhe personal (si kuzhinierët dhe mjekët). Këshillohet gjithashtu pastrimi i përditshëm i këtyre ambienteve dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i tyre. Personeli i mjekëve, i cili do të kujdeset gjithashtu për testimet Covid-19, do të duhet të furnizohet vazhdimisht me masa mbrojtëse personale, si doreza, maska dhe syze mbrojtëse. Dezinfektimi është një proces i rëndësishëm, i cili do të bëhet vazhdimisht edhe për palestrat dhe për minifurgonët që do të çojnë futbollistët nga një vend në tjetrin.

TAMPONË PARA STËRVITJEVE

Futbollistët dhe stafi teknik duhet që t’u nënshtrohen vizitave mjekësore, si matja e temperaturës, tamponët dhe hetimit se çfarë kanë bërë 96 dhe 72 orë përpara nisjes së stërvitjes së parë. Më pas duhet të plotësojnë edhe një formular me pyetje rreth simptomave, kontaktet që kanë pasur me njerëzit e tjerë dhe  sidomos me personat pozitivë.

TË PREKUR DHE TË SHËRUAR

Krejt ndryshe është diskutimi dhe çështjapër personat e prekur dhe të shëruar nga Koronavirusi dhe për ata që kanë rezultuar negativë në dy testet e bëra radhazi në 24 orë njëri pas tjetrit. Për të shëruarit do të bëhen teste më të detajuara për të kuptuar nëse organet si zemra dhe mushkëritë kanë pasur pasoja pas prekjes nga COVID-19.

kORONAVIRUSI

GRUMBULLIME PA KONTAKTE

Mund të rinisin grumbullimet e skuadrave të mbyllura për të mos pasur asnjë kontakt me pjesën tjetër jashtë. Do të ketë matje të përditshme të temperaturës dhe do të shmangen maksimalisht edhe kontaktet aq sa mundet mes futbollistëve dhe stafit. Është e mira që dushi të bëhet në dhomën e çdo anëtari, ndërkohë që asnjë person tjetër nuk mund të marrë pjesë në këtë grumbullim. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet që të jetë i pranishëm me maska dhe doreza. Sigurisht që koha e qëndrimit duhet të jetë e shkurtër. Futbollistët dhe stafi i skuadrave do t’u nënshtrohen analizave çdo dy javë pas nisjes së aktivitetit. Personeli ekstra nuk do të ketë nevojë për të bërë analiza.

JAVA E PARË

Çdo ditë në stërvitje do të bëhen analizat për 7 ditët e para për çdo lojtar dhe pjesëtar të skuadrës. Stërvitjet e para duhet të bëhen në grupe të vogla futbollistësh dhe janë tëpreferueshme të bëhen në natyrë. Çdo lojtar duhet të ketë distancë 2 metra nga njëritjetri, ashtu siç duhet të ketë edhe masa të rrepta edhe në palestër për fizioterapistët, të cilët duhet të përdorin maska, doreza dhe syze. Lojtarët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska kirurgjikale dhe takimet teknike do të bëhen me anë tëvideokonferencave.

JAVËT E ARDHSHME

Me kalimin e kohës do të bëhet rikthimi në normalitet me grupet që pak nga pak do të zgjerohen deri në momentin që do të arrihet në zhvillimin e ndeshjeve brenda grupit dhe ekzekutimin e skemave, por sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat. Trajnerët gjithashtu duhet të kenë maska në stërvitje.

USHQIMI

Futbollistët do të ushqehen në distancë 2 metra nga njëritjetri dhe nuk duhet të kenë fare kontakt me personelin e restorantit, i cili gjithashtu do të jetë i pajisur me maska dhe doreza. Përpara se lojtarët të futen në mensë, do të lajnë duart dhe do të përdorin dezinfektues dhe alkool. Skuadrat duhet të zgjedhin hotelin në të cilin do të qëndrojnë, ku nuk do të ketë persona të tjerë. Është e këshillueshme që dhomat e futbollistëve të jenë teke. Në javën e parë nuk do të ketë aktivitet të përbashkët në bar, sallë lojërash etj.

RAST PËRSËRITJEJE

Në rast se një lojtar apo një pjesëtar i stafit të një skuadre do të shfaqë simptoma të lidhura me Koronavirusin, do të izolohet në një dhomë me ajrosje të mirë dhe do të qëndrojë i mbyllur në karantinë. Ai do të bëjë testet për të kuptuar nëse është i prekur, të cilat do të kenë një hark kohor dhe ditor të përcaktuar dhe në këtë mënyrë të integrohet me pjesën tjetër të skuadrës.

Related posts

E BUJSHME/ Kristiano Ronaldo lëshon “bombën”: Kam refuzuar 350 milionë euro nga…

F.autor

Davor Suker: Messi dhe Maradona mund të krahasohen vetëm nga gjatësia

Sadik.Autor

Pacult: Penalltia e Gurit ishte flagrante, barazimi na kënaq

Sadik.Autor

Leave a Comment