Futboll Ligue 1 Sport

Finalja tjetër e Zidane, kush e fiton Atletico – Marseille?

Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane mbështet skuadrën e qytetit të tij të lindjes, Marseille, në finalen e të mërkurës në Europa League që do të luajë kundër Atletico Madrid. Edhe pse është nga lagjja ‘La Castellane’ e qytetit, Zizou nuk ka luajtur kurrë me skuadrën marsejeze. Ai tha gjatë një eventi bamirësie në Korsikë se mund të jetë pikërisht kjo skuadër që do të sjellë në Francë një trofe evropian për herë të parë prej vitit 1996.

“Vetëm me arritjen e finales ata kanë bërë diçka madhështore”, tha Zidan. “Ishte një sezon fantastik. Një finale vendoset nga detajet dhe përballë janë dy skuadra të mëdha. Por OM i ka të gjitha mundësitë për të fituar. Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë edhe pse e njoh mirë Atletico-n. Besoj te shanset e Marseille”.

Vetë Zidane do të drejtojë Realin në finalen e madhe evropiane më 26 maj kundër Liverpool në kërkim të triumfit të tretë radhazi në Champions League.

Francezët kanë ecur gjatë për të mbërritur deri në finale, pasi u kualifikuan në kompeticionin evropian vetëm si finalistë të Kupës së Francës sezonin e kauar dhe e nisën sezonin që në korrik kundër belgëve të Oostende.

Related posts

Red Bulli futet midis Ferrarit dhe Mercedesit, shtrëngon duart me Hondan

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse u revoltua trajneri i “Demave” pas fitores me Flamurtarin

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes, gati të tjera modifikime e penalitete për të evituar probleme në garë

Delo.autor

Leave a Comment